Me 19 – 22 nëntor, Fondacioni Kvinna till Kvinna mblodhi në Prizren tetë organizata partnere nga Kosova në takimin rrjetëzues për të diskutuar mbi teorinë e ndryshimit dhe teorinë e konfliktit. Mirjeta Dibrani, Asistente e Granteve në Fondin e Grave të Kosovës (FGK), mori pjesë si përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).
Në ditën e parë të takimit Yllka Soba, Zyrtare e Programit dhe Stina Magnuson Buur, Udhëheqëse e Zyres së Ballkanit Perëndimor nga Fondacioni Kvinna till Kvinna (KtK) bënë prezantimin e temave të trajnimit si dhe pikave të planifikuara për diskutim gjatë këtyre ditëve. Tutje, të pranishmet diskutuan për sfidat me të cilat janë përballur organizatat gjatë këtij viti.
Në ditët në vazhdim, përfaqësueset e KtK trajtuan temat lidhur me teorinë e ndryshimit, fuqizimi i lëvizjes- hendeku mes gjeneratave, transformimin e konfliktit në teori dhe në praktikë si dhe komunikimi si mjet për zgjedhjen e konfliktit. Pjesa me e madhe e pjesmarrëseve nuk kishin dëgjuar me parë për këto tema dhe theksuan se kanë mësuar shumë, sidomos për rëndësinë që duhet të i kushtohet të gjitha elementeve gjatë shkruarjes së një projekt propozimi deri te produkti final.
Pjesëmarrëset ishin të kënaqura me trajnimin, duke theksuar se temat që u diskutuan dhe puna në grupe do të ju ndihmojë atyre të aplikojnë ndryshime në punën e përditshme.
Në fund të takimit gjithashtu u rekomandua që KtK të organizojë së paku dy herë në vit takime rrjetëzuese, duke e parë rëndësinë e fuqizimit përmes shkëmbimit të informatave.