13 qershor 2019, Luksemburg – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mori pjesë në konferencën e akterëve relevant të Bashkimit Evropian (BE) të mbajtur lidhur me takimin e parë Ministror të BE-së për Ballkanin Perëndimor mbi punësimin dhe çështjet sociale.
Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes (DPP ÇSP), përgjegjëse për politikën e BE-së mbi punësimin, çështjet sociale, shkathtësitë, mobilitetin e punësimit dhe programet përkatëse të financimit të BE, mbajti sot një konferencë për palët e interesuara nga shoqëria civile dhe partnerët shoqëror (p.sh. sindikatat) nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja për të diskutuar rolin, kontributin dhe rekomandimet e tyre përrrugën drejt rritjes së punësimit, zhvillimit të politikave sociale dhe avancimin e zbatimit të tyre.
Si përfaqësuese e grupeve të të drejtave të grave që bashkëpunojnë për të trajtuar diskriminimin gjinor dhe punësim në Ballkanin Perëndimor, Drejtoresha e Programit të RrGK-së / Udhëheqësja e hulumtimeve, Nicole Farnsworth, tha se “barazia gjinore duhet të trajtohet si pjesë e Agjendës së’ Parimeve së Pari’ të BE-së “; barazia gjinore është një pjesë thelbësore e reformave në të gjithë sektorët dhe jo një çështje e veçantë që duhet të ndodhë pas reformave të tjera. Veçanërisht, në aspektin e politikës sociale, gjendja ekonomike dhe sociale në rajon nuk mund të përmirësohet pa trajtuar pabarazitë gjinore.
Farnsworth vuri në dukje se një çështje e ndërlidhur e politikës sociale është mungesa e kujdesit të qasshëm të fëmijëve dhe edukimit parashkollor. Investimi në këto do të krijonte vende pune, do të mundësonte më shumë gra të punonin, do të përmirësonte rezultatet shkollore të fëmijëve dhe kështu edhe perspektivën për punë në të ardhmen.
“E fundit, por shumë me rëndësi, politikat sociale duhet të adresojnë më mirë dhunën me bazë gjinore”, tha ajo. “Burime të përshtatshme shtetërore duhet të ndahen për: strehim të përkohshëm social; shërbime më të mira sociale; menaxhimin e rastit; trajnime për profesione të ndjeshme traumatike dhe programet e punësimit; si dhe institucionalizimin e trajnimit adekuat për ofruesit e shërbimeve sociale “.
Komisioni Europian paraqiti në shkurt të vitit 2018 Komunikatën mbi “Një perspektivë të besueshme për zgjerimin dhe angazhimin e shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor“. Strategjia bën thirrje për përforcimin e dimensionit social në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e fokusit në punësimin dhe reformat sociale, bazuar në parimet e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale.
Sipas DPP ÇSP-së, partnerët socialë dhe shoqëria civile kanë një rol kyç për të luajtur në hartimin dhe zbatimin e politikave që prekin çdo qytetar. Ky angazhim u përsërit nga përfaqësuesit e Komisionit Europian gjatë Konferencës së Akterëve.
“Nëse duam të zbatojmë politika, ne kemi nevojë për njerëz në terren për të zbatuar këto politika dhe për t’i çuar përpara,” tha Joost Korte, Drejtor i Përgjithshëm për Punësimin, Çështje Sociale dhe Përfshirje në Komisionin Evropian, duke kërkuar angazhimin e qytetarëve në kontribuimin në procesin e anwtarwsimit në BE.
Kjo konferencë siguroi një hapësirë për shkëmbim ndërmjet akterëve relevant, duke përfshirë pjesëmarrësit e takimit ministror, shoqërinë civile dhe partnerët socialë në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm. Konferenca e nivelit të lartë përfshinte pjesëmarrës nga administratat shtetërore të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të partnerëve social nga Ballkani Perëndimor dhe organizata të nivelit të BE-së, ekspertë të qeverive nga shtetet anëtare të BE-së, grupe të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe BE, po ashtu edhe organizata rajonale e ndërkombëtare.
RrGK shfrytëzoi mundësinë për të ndarë disa nga gjetjet kryesore nga hulumtimi mbi diskriminimin dhe punësimin me bazë gjinore në rajon, të mbështetur nga BE dhe Sida, dhe së bashku me partnerët e saj Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në Shqipëri, Helsinški parlament gradana Banja Luka në Bosnj në dhe Hercegovinë, Research in Action (Reactor) në Maqedoninë e Veriut, Centar za ženska prava / Women’s Rights Center në Mal të në Zi dhe The Kvinna till Kvinna Foundation në Serbi.
RrGK gjithashtu ka ngritur çështje që organizatat e tjera partnere të të drejtave të grave në rajon i kanë përmendur më parë si pjesë të avokimit të mbështetur nga Kvinna till Kvinna Foundation.