ShEPF përmbyll me sukses nismën “Konventa e Stambollit dhe Strategjia Kombëtare Kundër Dhunës në Familje”

Më 11 mars, Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes (ShEPF) mbajti tryezë të rrumbullakët për t’i diskutuar gjetjet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë zbatimit të nismës “Konventa e Stambollit dhe Strategjia Kombëtare Kundër Dhunës në Familje”. 

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gratë anëtare të shoqatës, përfaqësues të organizatave të grave, palë të interesit dhe zyrtarë të Komunës së Gjakovës. Gjatë takimit u diskutua nevoja për ngritjen e vetëdijes dhe njohurive lidhur me Konventën e Stambollit (KS) dhe interpretimi juridik dhe praktik i kësaj konvente në punën e drejtëpërdrejtë të OJQ-ve me viktimat e dhunës mbi baza gjinore grave në Gjakovë, Junik dhe Rahovec. 

Bahrije Vehapi, koordinatore e projektit, theksoi se qëllimi i projektit është që të mbijetuarat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore në Gjakovë, Junik dhe Rahovec të kenë qasje të përmirësuar në shërbimet rehabilituese, parandaluese dhe në të drejtat e tyre ligjore, pronësore dhe mbrojtje institucionale përmes zbatimit më të mirë të Strategjisë Kombëtare të Dhunës në Familje 2016-2020 në përputhje me Konventën e Stambollit. 

 

Tutje, Juristja Arbnore Shehu, prezantoi të gjitha rekomadnimet e mbledhura gjatë punëtoritve me 6 organizata në tri komunat e lartëpërmendura, si: KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (Gjakovë), Qershiza (Junik), Gruaja Fermere (Rahovec), Sustainable Development Goal 5, Instituti për Barazi Gjinore (Gjakovë), OJQ Prosperiteti (RAE Gjakovë). 

Rekomandimet janë si në vijim: 

  • Sesione informuese për qytetarët rreth KS. 
  • OJQ-të të merren me rehabilitimin e dhunuesve. 
  • Të bëhet ndarja e buxhetit për realizimin dhe zbatimin e KS. 
  • Të parashihen trajnime për profesionista dhe të parashihet banim social për viktima. 
  • Të parashihet plani i veprimit dhe strategjia, duke e përfshirë edhe KS. 
  • Të përgatitet një projekt i përbashkët për trajnimin e zyrtarëve policor për parandalimin e viktimave dytësor. 
  • Të harmonizohet ligji mbi dhunën në familje me KS. 
  • Anëtarët e mekanizmit MKKDHF të përfshihen në një trajnim më të gjërë të përbashkët dhe aktivitetet e planit të veprimit të integrohen me KS. 
  • Të punohet në parandalimin  aq sa në shërim, si dhe të mbahen sesione rreth planifikimit familjar në mënyrë që mos të ketë pasoja rreth fëmijëve si raste të dhunës në familje. 
  • Të hapen në çdo qendër të mjekësisë familjare edhe qendrat për këshillime me fëmijët e viktimave dhe këshillime në çifte. 

Kjo nismëmbështetet nga Fondi i Grave tëKosovës (FGK) dhe financohetnga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA). 

Përveç SHEPF, përfituese nga raundi i 13-tëi FGK-sëjanëedhe 17 organizata anëtare tëtjera. Listën e plotëmund ta lexoniKËTU.