Një grua kontrollohet për osteoporozë në Prishtinë, tek Vita-Jeta.

Shoqata e Grave Penzioniste VITA-JETA

Duke pasur parasysh mungesën e njohurive rreth osteoporozës në mesin e grave të moshuara në Kosovë, si dhe natyra e vështirë e konstatimit të kësaj sëmundje, Vita-Jeta, shoqatë me rreth 850 gra pensioniste, filloi një fushatë informuese në lidhje me këtë sëmundje. Kjo shoqatë organizoi një ligjeratë mbi osteoporozën dhe ofroi ekzaminime mjeksore pa pagesë për diagnostifikimin e kësaj sëmundje.

“Edhe pse unë kam punuar si infermiere, kurrë nuk e kam vërejtur se vuaja nga osteoporoza" thotë Remzije Pireva, anëtare e Vita-Jeta. “Vita-Jeta më mundsoi që nëpërmjet tyre të marrë iniciativën për të bërë testin për diagnostikimin e kësaj sëmundje”. Që atëherë ajo ka ndjekur urdhëzimet e mjekut dhe ka marrë barërat e përshkruara. "Tani unë ndjehem shumë më mirë," tregon ajo.

Remzija është një ndër 243 gratë e pensionuara të cilat kanë bërë testin e osteoporozës të organizuar nga Vita-Jeta. Nëpërmjet këtyre testeve falas, pothuajse një e treta e grave kanë konstatuar se vuajnë nga osteoporoza. Sikur Remzijes, disave iu është mundësuar trajtimi duke iu falemnderuar përfaqësuesëve të Vita-Jeta të cilat kanë bindur një farmaci vendore që të sigurojë barëra falas për pensionistet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Ne jemi të interesuara për të ofruar mundësi të njëjtë për të gjitha anëtaret e OJQ-së tonë", thotë Ajshe Nuhiu, drejtoreshë e OJQ-së Vita-Jeta. Ekzaminimet e tilla dhe barnat pa pagesë mund të jetë vendimtare për personat e moshuar që jetojnë në Kosovë, shumë prej të cilave luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira ekonomike.

Vita-Jeta gjithashtu ndihmon anëtaret e saj me terapitë e përshkruara nga mjeku. "Pasi që ato janë anëtare të OJQ-së tonë dhe marrin pjesë rregullisht në takime, është e lehtë për ne për të parë nëse ato janë duke i respektuar këshillat mjekësore" na thotë Ajshe Nuhiu.

Pavarësisht arritjeve të OJQ-së Vita-Jeta në vetëm dy muaj, 500 anëtare të tjera të shoqatës janë ende duke trokitur në derën e tyre, duke kërkuar dhe shpresuar se edhe ato do të mund të bëjnë një test diagnostik. Përpjekja e OJQ-së Vita-Jeta për ndërgjegjësim ka edukuar anëtaret e tyre në lidhje me rëndësinë e testit.

Përfaqësueset OJQ-së Vita-Jeta thonë se ato do të aplikojnë përsëri për grant në Fondin e Grave të Kosovës në mënyrë që të ofrojnë shërbime të ngjashme edhe për anëtaret tjera. Gjithashtu planifikojnë të kërkojnë fonde nga burime të tjera të mundshme, duke përdorur aftësitë e tyre të reja për mbledhjen e fondeve, të zhvilluara me mbështetjen e stafit të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.