Me 28 nëntor, një grup studentësh nga Departamenti i Politikës, Studimet për Rimëkëmbjen pas Luftës, nga Universiteti i York-ut, vizituan Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK). Kjo është hera e katërt që stundetët e gjeneratave të ndryshme, të udhëhequr nga Dr Rebecca E. Engel dhe Dr Jacob Eriksson, të këtij universiteti vizitojnë RrGK-në, në kuadër të vizitave studimore që ata bëjnë në Kosovë, në këto katër vitet e fundit.
Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së informoi studentët për punën e Rrjetit që nga themelimi i tij. Fokus i veçantë gjatë këtij takimi ishte roli i grave dhe shoqërisë civile në proceset e dialogut, pajtimit ndëretnik, riintegrimit të refugjatëve, si dhe barazinë gjinore.
Përfaqësuesit e Universitetit të York-ut falenderuan RrGK-në për kohën e ndarë për t’i mirëpritur studentët e këtij Universiteti, duke e theksuar se takimet e tilla u ndihmojnë që për së afërmi të shohin praktikat më të mira të fuziqimit dhe rolit të grave dhe të shoqërisë në gjitha sferat e jetës.
“Kjo është një ndër vizitat më të mira, më informuese që kemi pasur gjatë qëndrimit tonë në Kosovë”, tha njëri nga studentët.