Si anëtare zyrtare e grupit punues qeveritar për hartimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka pasur mundësinë të ofroj komente dhe sugjerime në disa verzione të projekt ligjit.
Procesi i cili ka filluar në fund të vitit 2015 ka përfunduar me përfshirjen e ndryshimeve. Prej më shumë se 20 komente që RrGGK ka bërë për projekt ligjin e fundit, shtatë prej tyre janë adoptuar në Ligjin e ri për Barazi Gjinore (Nr 05 / L -020) i cili, tashmë në fuqi, u miratua me 28 maj dhe u botua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me 26 qershor 2015. Ndërsa ndër komentet e marra parasysh përfshijnë:
- Nenin 5 artikulli 1.8 për të dhënat e ndara sipas gjinisë, ku RrGGK ka kërkuar që këto të dhëna të dorëzohen në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
- Nenet 8.1.9 and 8.12: Analizat e statusit të barazisë gjinore në Kosovë së bashku me një raport mbi zbatimin e ligjit duhet të publikohen dhe të vihen në dispozicion të publikut.
- RrGGK dhe palët e tjera të interest siç janë Agjencia për Barazi Gjinore dhe GIZ kanë avokuar në përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha institucionet.