Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv

Falë përkrahjes nga Fondi I Grave të Kosovës (FGK), organizata anëtarë e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Gruaja Hyjnore mbajti sesione informuese dhe punëtori vetëdijësuese me vajza dhe gra të Komunës së Gjilanit rreth çështjeve gjinekologjike.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_4960-1024x683.jpg

Gjatë gjashtë muajve të implementimit të nismës “Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv dhe rëndësia e Qendrës për Mirëqenien e Gruas”, Gruaja Hyjnore gjithësej mbajti 17 takime n fshatrat si: Velekincë, Zhegër, Dobërqan, Bresalc, Nasalë, Llashticë, Gadishë, Livoç i poshtëm dhe Livoç i eperm, për të diskutua mbi të drejtën e gruas në shëndetësi dhe rëndësinë e këshillimores pranë Spitalit Regjional të Gjilanit.

Gjithësej 241 pjesëmarrës (222 gra dhe 19 burra), u vetëdijesuan rreth shqetësimeve të ndryshme si shtatzënitë e padëshiruara, SST, infeksione, çrregullim të ciklit menstrual dhe çështje të tjera të lidhura me shëndetin e grave dhe vajzave të reja.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_4996-1024x683.jpg

Më 30 shtator, OJQ Gruaja Hyjnore mblodhi përfaqësues të drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, drejtorët e Spitaleve, mjekë, sociolog, psikolog, punëtor shëndetësor, përfaqësues të OJQ-ve që merren me shëndetësi, shoqërisë civile dhe qytetar të Komunsës së Gjilanit, për të diskutuar për rëndësinë e Qendrës për Mirëqenien e Gruas që gjendet pranë Spitalit Regjional të Gjilanit.

Në tryezën përmbyllëse të nismës, Dr. Mevlyde Iliazi, gjinekologe, prezantoi të gjeturat dhe të dalurat e vizitave që janë bërë, duke treguar statistikat se si është gjendja shëndetësore e grave, sa janë vizituar dhe cilat janë shqetësimet me të shpeshta të tyre.

Kjo nismë është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) si dhe është financuar nga UN Women