Vlerësimi konstaton punën e RrGGK si shumë relevante dhe efektive

  RrGGKkaloi një vlerësim afatmesëm, të suksesshëm e të pavarur, të skemës së Fondit të Grave të Kosovës (FGK)dhe mbështetjes përGrupet Avokuese të Grave (GAG) komunale. Projekti që u vlerësua, i mbështetur nga Austrian Development Agency dhe Kvinna till Kvinna, kërkon të rrisë dhe të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në vendim-marrje në nivel komunal. FGK ofron grante për anëtaret e RrGGK, duke iu mundësuar atyre që të përmirsojnë kapacitetet e tyre organizative dhe avokuese, përderisa ndërmarrin iniciativa të përshtatura për të adresuar sfidat në komunat e tyre dhe më gjerë.

    Vlerësimi afatmesëm ka vlerësuar punën e RrGGK-së si "shumë të rëndësishme" për nevojat e Kosovës. Projekti gjithashtu është konsideruar shumë relevant për Planin Strategjik të RrGGK-së për vitet 2011-2014. Më tutje, raporti ka konstatuar se projekti ka bërë një progres të madh në të gjitha rezultatet e pritura, dhe për këtë arsye është në rrugën e duhur për të arritur rezultatet e pritura dhe qëllimin e përgjithshëm të projektit. Raporti vlerësoi se rezultatet e arritura deri më tani ka shumë të ngjarë që të jenë të qëndrueshme edhe pas përfundimit të projektit.
     Sipas raportit, progres i mirë është bërë drejt qëllimit të krijimit të pesë GAG-ve të reja dhe mbështetjen e punës së tetë të tjerave. Deri tani, tre GAG të reja (në Dragash, Drenas/Gllogovc dhe Podujevë) janë krijuar dhe Grupet kanë forcuar kapacitetet e tyre me mbështetjen e RrGGK-së. Ato kanë ndërmarrë disa nisma të suksesshme të avokimit në nivel komunal në drejtim të avancimit të barazisë gjinore.
     Në lidhje me FGK, raporti erdhi në përfundim se projekti tashmë ka sjellë "ndryshime të dukshme pozitive" si në nivelin individual, ashtu edhe në atë organizativ. Individualisht, u vërejt se përfaqësuesit e anëtareve të RrGGK dhe përfituesit e projektit ndër të tjera janë fuqizuar me aftësi, njohuri nga trajnimet dhe organizimet e ndryshme, dhe kontakte të rrjetëzimit, si rezultat i projektit.
     Në nivelin e organizimit, anëtaret e RrGGK shfaqën kapacitet më të fortë të zhvillimit (veçanërisht në lidhje me ciklin e menaxhimit të projekteve, zbatimit të projektit, raportimit, mbledhjes së fondeve dhe avokimit) dhe përmirësuan proceset dhe procedurat e brendshme. Gjatë intervistave me përfituesit e granteve, shumë prej tyre theksuan përkrahjen e vazhdueshme që kanë marrë gjatë zbatimit të projektit, gjë për të cilën ata besojnë se u ka ndihmuar të përfundojnë projektet e tyre me sukses, të fitojnë aftësi të reja dhe të forcojnë organizatat e tyre në përgjithësi.
     Raportin e plotë mund ta lexoni në faqën tonë të internetit.