WBA mban punëtori mbi Indeksin për Barazi Gjinore 

Për tre ditë me radhë, më 13, 14, dhe 15 dhjetor 2019 organizata Udruženje Poslovnih Žena WBA në Mitrovicë të Veriut mbajti punëtori lidhur me rëndësinë e indeksit të barazisë gjinore.  

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Zyra për Kthim dhe Komunitete, zyrtarë për barazi gjinore, përfaqësues nga Zyra për Mirëqenie Sociale dhe Shëndetësi, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga kjo komunë.  

“Ndryshimet vinë ngadalë, ndryshimet do të vinë kur të gjithë ta kuptojnë që barazia është e drejtë që i takon secilës grua dhe vajzëBuxhetimi gjinor nuk është vetëm për gratë por është për të dy gjinitë”, u shpreh Radmila Kapetanovicligjëruese në këtë punëtori.  

Sado qe indeksi i barazisë gjinore është një koncept relativisht i ri në Kosovë, megjithatë rëndësia e tij u njoh nga pjesëmarrësit, të cilët përmes një diskutimi interaktiv kuptuan më shumë rreth koncepteve bazë, dallimeve ndërmjet gjinisë dhe seksit, rolit të grave dhe burrave në shoqëri si dhe sterotipeve që tradicionalisht kanë mbizotëruar.  

Pastaj u diskutua për dispozitat ligjore, duke përfshirë ato vendore dhe ndërkombëtare të cilat rregullojnë dhe mbrojnë barazinë gjinore.  

Një nga përfundimet e nxjerra gjatë punëtorisë ishte se gratë kanë dukshëm më pak kohë të lirë se burrat. Kështu, mungesa e grave në jetën publike, qytetarinë aktive, vendimmarrje, si dhe në jetën kulturore e atë sociale u bë më e qartë. 

“Nuk kemi shumë gra në pozita vendimmarrëse, gratë nuk duhet të konkurrojmë për pozita, por të përkrahin njëra-tjetrën, të tregojmë solidaritet. Gratë duhet të kontribuojnë për pozitat e tyre”, u shpreh ish-ministrja Adrijana Hoxhiq (Hodžić). 

Pjesëmarrësit u shprehën mirënjohës që patën rastin të jenë pjesë e këtij aktiviteti tejet të dobishëm për punën e tyre, si dhe për avancimin e mëtejmë të  barazisë gjinore në Kosovë.  

Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.  

LEXO EDHEFondi i Grave të Kosovës ndau 66,429 euro për 18 organizata anëtare të RrGK-së.