Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) priti në takim një grup studentësh për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim nga Universiteti i Vjenës dhe Venedikut.
Adelina Tërshani, Zyrtare e Programit për Fuqizimin Ekonomik të Grave në RrGK, i informoi studentët për aktivitetet e RrGK, shtyllat kryesore të avokimit dhe punën e palodhshme të organizatave anëtare të RrGK në mbarë Kosovën.

Ndërkohë, studentët u interesuan për bashkëpunimin tonë me institucionet, si dhe për kontributin tonë në hartimin e ligjeve që prekin barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e gjatë prej dekadash të RrGK-së drejt arritjes së barazisë gjinore.

RrGK prej vitesh ka pritur studentë nga e gjithë bota, duke i informuar për lëvizjen feministe në Kosovë.