RrGGK mblodhi 120 pjesëmarrës në takimin e saj vjetor të 11-të të anëtareve, të mbajtur më 7 dhjetor 2013, në Sheshin 21 në Prishtinë.

RrGGK ndan Mirënjohje Artisteve për Kontributin e tyre për Fuqizimin e Grave

Me 7 dhjetor në Sheshin 21 në Prishtinë, rreth 120 përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGGK, donatorët, partnerët, mbështetësit dhe media morën pjesë në takimin vjetor të 11-të të anëtareve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës. Gjatë takimit, RrGGK ndau 17 mirënjohje artisteve dhe organizatave për kontributin dhe angazhimin e tyre për të drejtat e grave dhe vajzave.
     "Kjo ngjarje ishte shumë e mirë dhe e nevojshme" tha Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave. "Puna që RrGGK e bëri këtë vit ishte shumë e suksesshme. RrGGK është i vetmi vend ku organizatat e grave mund të gjejn mbështetje".
     Pas një performance nga Kori i Grave "Lira", organizatë anëtare e RrGGK, Ariana Qosaj-Mustafa, kryetare e bordit të RrGGK, hapi mbledhjen. Në emër të RrGGK, ajo ndau mirënjohjet për gratë artiste për kontributin e tyre për të drejtat e grave dhe vajzave: OJQ Artpolis, Arta Dobroshi, Antoneta Kastrati, Blerta Zeqiri, Burbuqe Berisha, Doruntina Basha, Eliza Hoxha, Flaka Haliti, e kanë atë, Iliriana Loxha -Basha, Kaltrina Krasniqi, Kori i grave "Lira", Rona Nishliu, Rita Ora, Sevdie Kastrati, Venera Mustafa dhe Zake Prelvukaj.
     Drejtoresha ekzekutive e RrGGK, Igballe Rogova, ka vazhduar takimin duke raportuar anëtareve lidhur me punën e RrGGK-së dhe arritjet në vitin 2013, ilustruar me filma të shkurtër. Nermin Mahmuti, anëtare e bordit të RrGGK dhe anëtare e komisionit shqyrtues për grantet e Fondit të Grave të Kosovës, foli për sfidat dhe rezultatet me të cilat u përballen në punën e Fondit këtë vit. Përfaqësuese të organizatave anëtare që kanë qenë përfituese të granteve nga Fondi gjithashtu ndanë përvojat e tyre, sfidat dhe sukseset: Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës nga Prizreni; Rikotta nga Prishtina; Komiteti i Grave Verbëra të Kosovës nga Prishtina; dhe të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave nga Drenasi.
"RrGGK ka fuqizuar të gjitha organizatat anëtare që punojnë për të drejtat e grave" tha një anëtare. "Krijimi i Fondit të Grave të Kosovës është me rëndësi të madhe, sepse u dha mundësi për të punuar organizatave që nuk kanë fonde."
     Gjatë takimit, anëtaret plotësuan në mënyrë anonime formularët e vlerësimit lidhur me ecurinë e punës së RrGGK-së në vitin 2013, dhe rezultatet e vlerësimit do të shpërndahen në vitin 2014. Procesi i vlerësimit ofron anëtareve mundësinë për të shprehur mendimet e tyre, si dhe nevojat dhe kërkesat e tyre për shërbime në të ardhmen.
     Anëtaret e RrGGK zgjodhën edhe tre anëtare të reja të Bordit, si pjesë e procesit të rregullt të rotacionit të bordit. Anëtaret e reja të bordit shtatë anëtarësh të RrGGK-së janë: Sevdije Ahmeti (48 vota), Zana Hoxha-Krasniqi (36 vota) dhe Belgjyzare Muharremi (29 vota). Disa anëtare propozuan që Sevdije Ahmeti duhet të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të RrGGK. Të gjitha anëtarat e pranishme në mbledhje miratuan njëzëri këtë propozim. Kandidatet tjera që nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për tu bashkuar bordit të RrGGK-së janë: Valdete Idrizi (24 vota), Sarah Maliqi (16 vota) dhe Nita Luci (13 vota).
     "Është kënaqësi për mua që të jem pjesë e  takimit vjetor të 11-të të anëtareve të RrGGK" tha Drita Vukshinaj nga Shoqata e Grave me Aftësi të Kufizuara "Gratë për Gratë". "RrGGK na mbledh të gjithave për të raportuar për punën që kanë bërë. Ato janë shumë transparente. Ato punojnë të na fuqizojnë të gjitha organizatave që jemi pjesë e këtij rrjeti. "