Fondi i Grave të Kosovës Shqyrton Arritjet Kryesore

Pas një sërë konsultimesh me 100 organizatat anëtare, u krijua Fondi i Grave të Kosovës (FGK) me qëllim që të përkrahë nevojën primare duke mbështetur organizatat e grave ne kohën e zhvendosjes se prioriteteve të ndihmës në Kosovë.
RrGGK e krijoi këtë Fond me mbështejen bujare të Kvinna till Kvinna (KtK) dhe më vonë të Austrian Development Agency (ADA), për t’u dhënë grante të vogla organizatave të grave të cilat nuk kanë qasje në burime tjera të fondeve.
Përderisa RrGGK po kërkon fonde tjera dhe planifikon zgjerimin e vazhdueshëm të FGK-së, ne duam të reflektojmë dhe të ndajmë arritjet dhe sfidat tona që i kemi hasur deri tash me këtë Fond.
      Që nga vjeshta e vitit 2012, RrGGK ka dhënë 34 grante, në total prej 66,671 Euro për organizatat anëtare të saj nëpërmjet FGK.  Prej këtyre iniciativave kanë përfituar drejtpërdrejtë 2,039 gra duke përfshirë këtu gra me aftësi të kufizara, gra prej vendeve rurale, gra të etniciteteve të ndryshme (p.sh. Turke, Gorane, Serbe, Roma, Ashkalike, Egjiptiane dhe Shqiptare), vajza dhe penzionere.
     Më tepër se 1,500 persona në komunitetet e tyre kanë përfituar indirekt nga këto projekte. Këto grante të vogla (deri në €3,000) kanë arritur të bëjnë ndryshime thelbësore në jetët e tyre.
     Mes pesë qëllimeve strategjike të RrGGK-së si rrjet, shumica e iniciativave të mbështetura nga Fondi janë përqëndruar në ngritjen e kapaciteteve të anëtareve të RrGGK në shëndetësi dhe fuqizimin ekonomik të grave.
     Përmes aktiviteteve gratë janë informuar për kancerin dhe po ashtu projektet iu kanë ndihmuar grave të margjinalizuara të arrijnë të bëjnë të paktën një vizitë gjinekologjike te mjeku.
     Përfituesit tjerë të granteve i kanë fuqizuar ekonomikisht gratë duke iu mësuar teknika të biznesit dhe duke ju mundësuar qasje në tregje të reja.
      Sfida më e madhe për RrGGK-në dhe anëtaret e saj ka qenë procesi i të mësuarit se si të implementohen projektet, posaçërisht krijimi i sistemeve financiare dhe gjithë dokumenteve të tjera që kanë të bëjnë me implementimin e projektit.
     Prandaj RrGGK vendosi të japë mbështetje për përfituesit e granteve edhe gjatë implementimit të projektit dhe shpesh edhe pas mbarimit të tij.
     Kjo ka qenë tepër e rëndësishme pasi për shumicën e organizatave kjo ka qenë hera e parë që ato kanë menaxhuar një projekt.
   Kjo ka përfshirë vizita në teren, ngritjen e kapacitieteve në menaxhimin financiar, ndihmë me menaxhimin organizativ, këshilla për strategjitë efektive të avokimit, bashkëpunimit me zyrtarë qeveritar dhe zgjidhjen e problemeve.
     Ne gjithashtu i kemi nxitur anëtaret tona të mendojnë në mënyre aktive për qëndrueshmërinë e cila nënkupton planifikimin e hershëm të iniciativave dhe të arrijnë të marin mbështetje e cila do të mundësojë vazhdimin e këtyre iniciativave edhe pas mbarimit të këtyre projekteve të vogla.
Në vitin 2013, RrGGK ka mundësuar më tepër se 300 sesione mentoriale për anëtaret e saj përmes telefonit,
e-mailit ose kontaktit personal. 
 
 
 
 Të arriturat kryesore të Fondit të Grave të Kosovës
 
o   Më shumë se 2,811 gra dhe vajza kanë përifutar deri më sot
o   Ngritja e kapacitetit të anëtareve të RrGGK-së për të shkruar propozime
o   Anëtare të ndryshme të RrGGK-së, duke përfshirë grupet rurale dhe minoritare, kanë qasje në fonde 
o   Zyrtarët Komunal për Barazi Gjinore dhe institucione të tjera janë përfshirë në nismat e anëtareve të RrGGK-së 
o   Anëtaret e RrGGK-së kanë fituar shkathtësi në avokim duke përdorur metodën “mësimi përmes praktikës” 
o   Anëtaret e RrGGK-së kanë siguruar bashkë-financim substancial për nismat e tyre 
o   Anëtaret e RrGGK-së dhe përfitueset kanë ndërmarrë nisma shtesë në baza vullentare pas përfundimit të projekteve fillestare 
o   Anëtaret e RrGGK-së janë të njohura për publikun përmes televizionit, mediave online, gazetave, uebfaqes së RrGGK-së dhe Facebook-ut. 
o Kërkesa të mëdha për vazhdimin e Fondit të Grave