Sot shënohet 14 vjetori i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë e cila u miratua unanimisht në vitin 2000.
Igballe (Igo) Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGGK momentalisht po merr pjesë në takimet e Grupit të Ekspertëve Këshillues të Nivelit të Lartë për Studimin Global lidhur me zbatimin 15 vjeçar të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (RKSOKB) 1325 në New York, e ftuar nga UN Women.
Studimi përkon me Rezolutën 2122 të Këshillit të Sigurimit, e cila bën thirrje për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që në tetor të vitit 2015 të bëj një rishikim të nivelit të lartë për gratë, paqen dhe sigurinë. Studimi do të shqyrtojë ndikimin thelbësor të punës së arritur në këtë fushë gjatë 15 viteve të fundit, duke përfshirë sukseset, sfidat dhe rekomandimet për të ardhmen për të vazhduar në drejtim të zbatimit të plotë të RKSOKB 1325.
Rogova ndau me Grupin e Ekspertëve Këshillues të Nivelit të Lartë përvojat e grave në Evropën Juglindore në avokimin për zbatimin e Rezolutës 1325. Kjo përfshinë edhe atë se si Koalicioni i Grave për Paqe (Women’s Peace Coalition) dhe Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (Regional Women’s Lobby for Peace, Security and Justice in South Eastern Europe) kanë avokuar për pjesëmarrjen e grave në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
"Gratë Aktiviste për Paqe ishin këmbëngulëse në nxitjen për zbatimin e Rezolutës 1325 dhe atyre duhet të iu njihen meritat për këtë," tha Rogova. "Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që luajnë aktivistët për të drejtat e grave në negociata, agjencitë e KB dhe donatorët e tjerë duhet të përkrahin përpjekjet e aktivistëve në situata të konfliktit dhe pas konfliktit. Ata nuk duhet të përkrahin vetëm qeveritë." Ajo poashtu bëri thirrje tek akterët ndërkombëtarë që të sigurohet përfshirja e të rinjëve në ndërtimin e paqes në vendet në konflikt dhe pas konfliktit.
Më tutje, Rogova theksoi se duhet të ketë drejtësi dhe dënime për anëtarët e forcave paqeruajtëse të cilët gjatë misioneve janë të përfshirë në trafikim dhe forma të tjera të dhunës në baza gjinore.
RKSOKB 1325, bën thirrje për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në vendim-marrje në situatat e konfliktit dhe pas-konfliktit; parandalimin e dhunës seksuale që më së shumti prekë gratë dhe vajzat; dhe konsiderimin e shqetësimeve të veçanta të grave dhe vajzave mbi sigurinë në situata të tilla.
RrGGK ka qenë në krye të avokimit për zbatimin e RKSOKB 1325, që nga miratimi i saj. Si rezultat në konsultim të ngushtë me akterët tjerë kyç që nga 29 Janar 2014, Kosova e ka Planin e Veprimit për Implementimin e Resolutes 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky vendim i Qeverisë obligon institucionet përgjegjëse të përfshira në Planin e Veprimit që të implementojnë përgjegjësitë e tyre.
RrGGK përgëzon institucionet e Kosovës për përparimin e dukshëm që është bërë në adoptimin e këtij plani të rëndësishëm dhe shpreh gatishmërinë për të dhënë përkrahjen tonë në zbatimin e tij.
Për më shumë, ju lutem lexoni 1325 Fakte dhe Fabula, përmbledhje rrëfimesh lidhur me nivelin e zbatimit të Rezolutës 1325 për Gratë, Paqën dhe Sigurinë në Kosovë, që mund ta gjeni në faqën tonë.
Për më shumë, ju lutem lexoni 1325 Fakte dhe Fabula, përmbledhje rrëfimesh lidhur me nivelin e zbatimit të Rezolutës 1325 për Gratë, Paqën dhe Sigurinë në Kosovë, që mund ta gjeni në faqën tonë.