Që nga viti 2010, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka përkrahur aktivitetet e Grupeve Avokuese të Grave (GAG) nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Takimi i tretë i GAG-ve shënoi themelimin e Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë, me deklaratë të nënshkruar nga të gjitha pjesëmarrëset.
Krijimi i Lobit për Barazi Gjinore u hap rrugë edhe burrave dhe djemve të Kosovës të cilët përkrahin të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave, të kenë mundësinë të jenë pjesë e grupit.
Anëtar të këtij lobi mund të jenë gra dhe burra, djem dhe vajza, nga e gjithë Kosova dhe të cilët e përkrahin vizionin e Lobit për Barazi Gjinore, pa marrÑ‘ parasysh preferencat politike, gjininÑ‘, moshÑ‘n, etnicitetin, aftÑ‘sitÑ‘, fenÑ‘, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqÑ‘ror-ekonomik.
Grupet e Lobit vazhdojnë të veprojnë në nivel lokal dhe kanë përzgjedhur çështjet për të cilat ato do të avokojnë gjatë vitit 2015, drejt arritjes së barazisë gjinore. Ato gjithashtu do të bashkëpunojnë për iniciativa avokuese në nivel qendror.
Për detaje më të hollësishme, ju lutem kontaktoni në info@womensnetwork.org