Prodhimi i vazhdueshëm i armëve, që bëhet edhe me paratë e taksa-paguesve është duke shtuar pasigurinë në shtëpi si dhe jashtë vendit.
“Ne kemi një problem të madh,” tha Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGGK-së. “Problemin të gjithë e dijmë. Hajdeni t’i hapim sytë”.
Rogova iu drejtua një audience të përbërë nga Ministritë Evropiane të Mbrojtjes, diplomatë, ish parlamentarë dhe akademikë me temën e diskutimit “Evropa në rrezik 2.0: Modelet e reja për sigurinë Evropiane” në Vienë me 24 dhe 25 nëntor.
Problem i madh janë interesat financiare që fshihen pas prodhimit të armëve. Në hapësirat ku bisedohet për sigurinë, interesat financiare shpesh herë nuk merren parasysh.
Në bisedat që u bënë për agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë pas miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000, u fol pak për interesat financiare të përfshira në luftën dhe prodhimin e armëve, të cilat vazhdojnë të minimizojnë sigurinë e grave (dhe burrave).
Zyrtarë të ndryshëm i kanë thënë RrGGK-së në kushte anonimiteti, se ata mbështesin më shumë diskutimet publike rreth kësaj çështje, por ata vetë nuk janë në pozitë të flasin hapur ose në publik për këtë.
Në temën e diskutimit për sigurinë, Rogova shpjegoi se përderisa paratë e taksa paguesve prioritizohen për shpenzimet luftarake dhe projekte të infrastrukturës siç janë rrugët (ashtu siç bëhet në Kosovë), siguria e njerëzve po nënvlerësohet.
“Përderisa paratë shpenzohen në rrugë dhe ushtri ato nuk shpenzohen për edukim, siguri shëndetësore, përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve,’ tha Rogova. “Kur njerëzit jetojnë në varfëri dhe të pa fuqizuar, kur njerëzve ju mungon siguria, kjo jep hapësirë për urrejtje etnike dhe ekstremizëm fetar, të cilin agresorët e përdorin që të mbajnë pushtetin, për interesat e tyre financiare. Kjo çon deri te pasiguria: jo vetëm në rritjen e përfshirjes në organizata terroriste por gjithashtu edhe në pasiguri: mungesa e madhe e mirëqenies në aspektin e shëndetësisë, arsimit dhe mundësive.”
Ajo ju bëri thirrje vendimmarrësve të mos e shohin sigurinë në aspektin ushtarak dhe të mos financojnë prodhimin e të gjitha formave të armëve me paratë e taksa paguesve.
Gjatë fjalimit të saj, Rogova foli për liberalizimin e vizave. “Evropa nuk i respekton të drejtat e kosovarëve për lirinë e lëvizjes,” tha ajo, “dhe kjo ka disa pasoja negative.” “Kosova është geto, edhe aktivistët nuk mund të udhëtojnë dhe flasin për përvojat e tyre pasi që nuk kanë lirinë e lëvizjes.”
Diskutimi u organizua nga Forumi Bruno Kreisky për Dialog Ndërkombëtar (Bruno Kreisky Forum for International Dialogue), Qendra për Strategji Liberale dhe Drejtoria për Politika të Sigurisë të Ministrisë Federale Austriake për Mbrojtje dhe Sport (Centre for Liberal Strategies and Directorate for Security Policy of the Austrian Federal Ministry for Defence and Sports).
Rogova ngriti çështje të ngjashme gjatë simpoziumit “Rritja e Pjesëmarrjes së Grave në Paqe dhe Siguri” që u mbajt disa javë më herët, me 3 dhe 4 nëntor në Vienë, i cili gjithashtu u organizua nga Forumi Bruno Kreisky për Dialog Ndërkombëtar (Bruno Kreisky Forum for International Dialogue)