Inagurohet memoriali ‘Heroinat’, i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare.

Mirënjohje për kontributin e grave

Me 12 qershor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga; Kryeministri i vendit, Isa Mustafa; Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Igballe Rogova dhe deputeja Alma Lama inaguruan memorialin ‘Heroinat’, i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare. Ky memorial i punuar nga skulptori Ilir Blakçori u vendos në parkun përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
   Shumë vite më parë gratë nga shoqëria civile dhe partitë politike kanë diskutuar për ngritjen e një memoriali për kontributin e grave dhe vajzave për pavarsinë e Kosovës.
“Është një ndjenjë e mirë që më në fund kemi një memorial përmes të shprehet mirënjohja e të gjitha grave dhe vajzave në Kosovë”, tha Igballe Rogova gjatë inagurimit të memorialit.