Hulumtimi për informimin mbi ligjin e ri të punës

 E vërtetë apo e gabuar: Për shkak të diskriminimit në punësim, a po kontribuon dhënia e pushimit të lehonisë në Kosovë në papunësinë e grave? Sa janë duke i vuajtur bizneset pasojat financiare nga dhënia e pushimeve të lehonisë? A janë burrat të diskriminuar, duke marrë parasysh kohën e shkurtër të rezervuar për pushim të atësisë? RrGGK-ja beson se këto dhe pyetje të tjera lidhur me ligjin e punës nuk kanë marrë përgjigje të mjaftueshme nga hulumtimet ekzistuese. 
    Për këtë shkak, RrGGK është duke kryer një hulumtim me qëllim për përmirësimin e Ligjit të ri të Punës, me gjetje të mbështetura në prova, lidhur me çështje të tilla si pushimi i lehonisë dhe pushimi i atësisë. Kjo përfshin kryerjen e mbi 400 intervistave me punonjës të bizneseve të vogla, të mesëme, dhe të mëdhenj, si dhe duke mbledhur të dhëna nga burra dhe gra përmes një sondazhi në internet. Poashtu duke arritur tek burrat dhe gratë në zonat rurale, përmes të njëjtës anketë, të shtypur në letër. E udhëhequr nga kërkesa zyrtare e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, RrGGK është duke punuar për hulumtimin e sipërpërmendur influencues në ndryshimin e politikës. Veç kësaj, hulumtimi është thelbësor për shkak të besimit të RrGGK-së se Ligji i ri i Punës duhet të hartohet duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve. Meqenëse deri më tani nuk janë zhvilluar këshillime me publikun në lidhje me këtë ligj, kjo është një mundësi e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që të shprehin idetë dhe shqetësimet e tyre lidhur me këtë ligj dhe politikat që rrjedhin nga ai, të cilat e prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e tyre të përditshme. RrGGK-ja nuk ka marrë asnjë fond apo donacion për këtë nismë, dhe varet nga gatishmëria e qytetarëve për të bashkëndarë dhe marrë pjesë në anketa. Rezultatet e këtij hulumtimi do të shpallen në fillim të nëntorit. 
    Mbështetja e vazhdueshme ndaj RrGGK-së prej Austrian Development Agency (ADA) dhe BE-ja, i ka mundësuar stafit të RrGGK-së të rezervojë një pjesë të kohës së tyre për këtë hulumtim kaq të nevojshëm. Megjithatë, puna më e madhe është përfunduar falë anëtarëve të ekipit të RrGGK-së, të cilët kanë punuar me orë shtesë, si dhe vullnetareve tona të përkushtuara: Dije Rizvanolli, Miranda Muharremi dhe Mirjeta Dibrani. Gjithashtu, ky hulumtim nuk do ta shihte dritën e diellit pa punën e madhe të anketuesve: Abetare Qarri, Beshir Seferi, Diana Mustafa, Drilona Gashi, Elona Osmani, Gentiana Cani, Ibrahim Kelmendi, Jetbardha Selmani, Luan Bajraj, Nazife Sopa, Nora Kelmendi, Qendrim Thaqi, Rinor Kutllovci, Rrita Mustafa, Skord Retkoceri, Shkendie Maxhuni, Visar Fejza, Yllka Bega, Ymer Latifi dhe Zana Smajli, të cilët kanë kryer anketa me punonjësit.