Anëtarët e RrGGK mësojnë për monitorimin dhe vlerësimin

 Me 21 mars, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) mbajti punëtorinë mbi monitorimin dhe vlerësimin. Kjo punëtori u organizua si kërkesë e anëtareve të RrGGK, pasi që shumë shpesh nga donatorët atyre i’u kërkohet që në organizatat e tyre të krijojnë një plan të thjeshtë të monitorimit dhe vlerësimit duke u bazuar në Kornizën Logjike. 
Kjo punëtori pati për qëllim të njoftoj anëtarët se çka është monitorimi dhe vlerësimi, dhe pse është e rëndësishme që çdo organizatë të ketë databazë të monirotimit. Gjatë punëtorisë pjesëmarrëset krijuan databaza të monitorimit dhe përpiluan të dhënat.
   Të pranishmet i vlerësuan shumë të rëndësishme temat të cilat u diskutuan, pasi që ato nuk kishin marrë pjesë në një punëtori të tillë. 
“Projektet tona do të jenë më mirë të përgaditura falë trajnimeve të cilat i ka organizuar RrGGK,” u shpreh një anëtare. 
Kjo punëtori u mbështet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.