Tetë organizata përkrahen nga fondi i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka përkrahur tetë organizatave anëtare nëpermjet Fondit të Grave të Kosovës nga gjithsejt 29 aplikacione. Përzgjedhja e përfitueseve u bë nga Komiteti Shqyrtues i Granteve të Fondit të Grave të Kosovës, i përzgjedhur nga anëtaret e RrGGK-së vitin e kaluar.

Organizatat të cilat ishin përfituese të grantit janë:

1. Shoqata e të Shurdhërve në Prizren, e cila do të organizaojë vizita sistematike gjinekologjike dhe trajnime shëndetësore për femrat e
shurdhëra.

2. Qendra e Gruas “Prehja” do të organizojë trajnime, takime dhe diskutime publike për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit në Skënderaj.

3. Qendra për Zhvillimin Ekonomik të Grave në Shtërpce “Ikebana” do të përfshijë gratë në procesimin dhe prodhimin e bimëve
mjekuese.

4. Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim do të përpiqet që të fuqizojë ekonomikisht gratë në Komunën e Novobërdes duke ndërtuar
aftësitë e tyre të biznesit dhe duke iu siguruar paisje për tharjen dhe përpunimin e frutave, pjekurinave dhe ëmbëlsirave.

5. Gruaja Hyjnore do të fuqizojë gratë në Gjilan përmes punëtorive mbi barazinë gjinore, të drejtave të grave në trashëgiminë e pronës
dhe teknikave të avancuara në artin e punëdores artizanale.

6. Parajsa Jonë do të trajnojë gratë në zonat rurale të Komunës së Lipjanit në hortikulturë dhe ndërmarrësi.

7. Shoqata e Grave Fermere “Krusha e Vogël” do të fuqizojë ekonomikisht gratë në zonat rurale në fshatrat e Krushës së Vogël dhe
Hasit përmes seminarëve në menaxhimin e biznesit, marketingut dhe higjienës së qumështit duke përfshirë edhe ndarjen e
përvojave me fermerët e OJQ-ve të tjera.

8. Lulebora do të ofrojë këshillime dhe do të mbështesë vizitat gjinekologjike për gratë dhe vajzat që jetojnë në lagjet Rome në Mitrovicë.

Raundi i dytë i granteve ka pranuar fonde nga Austrian Development Agency (ADA) dhe mbështetje shtesë nga Kvinna till Kvinna (KtK).