Iniciativa e Historisë Gojore mundohet të zgjerojë kuptimin/-et e ngushtë/-a të historisë duke ofruar detaje për jetën e përditshme të Kosovarëve para, gjatë dhe pas luftës. Iniciativa ka regjistruar storie të çdo gjëje që nga hamamet Turke tek fantazmat e fëmijërisë tek dervishët tek rezistenca paqësore tek shtypja gjatë viteve të ’90. Të tilla kujtime, të ruajtura në film, të transkriptuara e përkthyera, luajnë një rol kyç në ruajtjen e historisë së Kosovës të ditëve moderne.
Iniciativa e Historisë Gojore është një bashkëpunim i përbashkët në mes të RrGGK dhe New School në New York. Që kur u themelua në vitin 2012, Iniciativa ka dokumentuar jetën personale të 11 figurave kurajoze, përfshirë Naxhije Buçinca, Vjosa Dobruna, Marte Prekpalaj, Drita Vukshinaj, Safete Rogova, Shqipe Malushi, Sevdije Ahmeti, Nazlije Bala, Vehap Shita, Pajazit Nushi dhe Antonella Giorgioni. Këtë vjeshtë, historitë e tyre dhe të të tjerëve do të publikohen në një uebfaqe me mundësi kërkimi, interaktive dhe multi-mediale. Uebfaqja do të përmbajë inçizimet e papërpunuara të intervistave të tyre, transkriptat në gjuhën shqipe dhe angleze, fotografi historike dhe eventualisht filma të shkurtër.
Iniciativa udhëhiqet nga një Grup i Historisë Gojore që përfshin RrGGK, Dr. Anna di Lellio dhe studentët e saj nga New School dhe një numër hulumtuesish, akademikësh, krijuesish të filmave dhe praktikantëve të pavarur. Ne do të donim të falenderonim Catherine McGahan, Jung Chao, Kaltrina Krasniqi, Eda Shehu, Donjeta Berisha, Emine Berisha dhe Erla Gjinishi për punën e tyre vullnetare këtë verë, për krijimin e arkivit të Historisë Gojore.
Nëse dëshironi të përkrahni këtë iniciativë unike, mund të dhuroni donacion përmes sponsorit tonë fiskal, East-West Management Institute në New York, ku individët të cilët jetojnë në SHBA tani mund të dhurojnë donacione që lirohen nga taksat përmes çekut (info këtu) ose kredit kartelë (vetëm përshkruani në vijën për shënim që donacioni është “për Iniciativën e Historisë Gojore të RrGGK”). Një përkrahës zemërgjërë anonim është pajtuar që të përshtatë dollarë-për-dollarë çdo donacion që dhurohet për këtë iniciativë. Prandaj, donacioni juaj do të vlejë dyfish!
Nuk keni para të gatshme të mjaftueshme por dëshironi të ndihmoni? Ne ende po kërkojmë krijues filmash, regjisor, intervistues (në gjuhën shqipe) dhe përkthyes që duan të ofrojnë punë vullnetare me gjysëm orari ose me orar të plotë. Nëse jeni të interesuar të përfshiheni vullnetarisht në Iniciativën e Historisë Gojore, ju lutemi na shkruani në: info@womensnetwork.org.