Shoqata e Gruas me fokus grupe për fuqizimin ekonomik të grave

“Bizneset joformale dhe sfidat e tyre”, “Diskriminimi në konkurset e punës” dhe “Trajtimi institucional i diskriminimit në konkurset e punës” ishin temat që u diskutuan gjatë fokus grupeve të organizuara nga organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Shoqata e Gruas.

Prfitues nga këto fokus grupe ishin 96 gra dhe vajza në biznes të Komunës së Gjakovës dhe fshatrave përreth si: Rajoni i Rekës së Keqe dhe Dushkajës, të etnicitetit shqiptare, rome, ashkali, egjiptiase dhe boshnjake.

This image has an empty alt attribute; its file name is 84604470_3625994157443216_9071566615346151424_o-1024x768.jpg

Pjesëmarrëst gjatë takimit të mbajtur më 3 mars, diskutuan rreth vështirësive që hasin bizneset e reja për depërtim në treg. Ndër pengesat kryesore u përmend mungesa e përkrahjes institucionale nga qeverisja lokale, sidomos në fazën fillestare kur bizneset kanë nevojë më së shumti. 

“Nga ky projekt kemi vërejtuar më nga afër diskrimiminet e grave të cilat po bëhen në konkurset e ndryshme të punës, rritjen e informalitetit ekonomik të grave dhe pa barazinë gjinore në subvencionet qeveritare” u shpreh drejtorja ekzekutive e Shoqatës së Gruas, Qefsere Kumanova.

Këto takime u organizuan në kuadër të nismës “Fuqizimi i grave në tregun e punës”  mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancuar nga UN Women.

This image has an empty alt attribute; its file name is 120453297_4603056276403661_8178265104651259781_o-768x1024.jpg

Si rezultat i kësaj nisme, Shoqata e Gruas ariti të identifikoj 100 raste të diskriminimit të grave dhe vajzave të reja në  konkurset e punës. 50 gra dhe vajza janë pregatituara për të konkuruar në vende pune dhe janë aftësuar për të parashtruar ankesa. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Slide1.jpg