Žensko Pravo angazhohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Žensko Pravo (Shqip: Të drejtat e Grave), ka mbajtur disa aktivitete falë përkrahjes së marrë nga raundi i 15-të i Fondit të Grave të Kosovës.

Në kuadër të nismës “Parandalimi i dhunës ndaj grave në veri të Kosovës” organizata Žensko Pravo ka organizuar një varg trajnimesh dhe tryeza të rrumbullakëta lidhur me Konventën e Stambollit.

Në kuadër të kësaj nisme, organizata ka arritur të informojë 12 gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët e viktimave për parimet e Konventës së Stambollit dhe nevojën për një qasje të ndjeshme gjinore ndaj rasteve të dhunës ndaj grave.

Këto trajnime u mundësuan të mbijetuarave t’i adresojnë nevojat për riintegrimin në shoqëri drejtpërdrejt tek institucionet, e kështu të krijohet një mjedis sa më pranues për to.

Gjatë kësaj nisme gjithashtu është rritur kapaciteti për bashkëpunim dhe punë e koordinuar e institucioneve dhe organizatave joqeveritare në rastet e dhunës gjinore.

Žensko Pravo ka arritur tri marrëveshje bashkëpunimi për një rritje të numrit të rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave.

Kjo nismë e organizatës Žensko Pravo është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.