Norma mban ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme për parandalimin e dhunës

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Shoqata e Juristëve Norma, në kuadër të nismës “Mëso dhe vepro për një shoqëri pa dhunë me bazë gjinore” ka mbajtur takime informuese me 14 shkolla të mesme në Komunën e Prishtinës, me ç’rast u diskutuan temat lidhur me legjislacionin përkatës, çështjet gjinore, dhunën në familje, dhunën në shkollë e dhunën seksuale.

Në kuadër të nismës tremujore të mbështetur nga raundi i 15-të i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), Norma ka zhvilluar takime me drejtues të institucioneve shkollore ku kanë marrë pjesë 45 pjesëmarrës, kurse në ligjëratat kanë marrë pjesë 124 nxënës nga pesë shkolla të mesme të larta.

Mësimdhënësit, si dhe zyrtarët e Drejtorisë për Arsim në këtë komunë diskutuan së bashku për mënyrat e parandalimit të dhunës me bazë gjinore, si dhe për teknikat e përshtatshme lidhur me edukimin cilësor dhe të ndjeshëm gjinor.

Gjithashtu është marre mbështetja e Drejtorisë Komunale të Arsimit për nismën dhe  përmbajtjen e temave për nxënësit, lidhur me edukimin (etikën) dhe trajtimin midis te njëjtëve dhe për vazhdimin e iniciativave të ngjashme për edukim cilësor dhe të ndjeshëm gjinor.

Menaxhmenti i shkollave ka shprehur përkushtimin për ta mbështetur qasjen e përmirësuar të cilësisë në edukim dhe të ndjeshëm gjinor, dhe për vazhdimin e  iniciativave të tilla. Po, ashtu psikologë të shkollave janë informuar për përmirësimin e qasjes në edukim  cilësor dhe të ndjeshëm gjinor.

Këto aktivitete të Shoqatës së Juristeve Norma janë mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.