Gruaja Hyjnore kontribuon në luftën kundër pabarazisë gjinore

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Gruaja Hyjnore përmes nismës së raundit të 16-të, ka realizuar me sukses qëllimet strategjike si Fuqizimi Ekonomik i Grave, Përmirësimi i Qasjes së Grave dhe Vajzave në Shërbime Cilësore Edukative dhe Shëndetësore si dhe Ngritja e Vetëdijes rreth Trajtimit dhe Parandalimit të Dhunës në Bazë Gjinore.

Projekti ka kontribuar që të jenë përfitues direkt 168 persona, duke përmirësuar  kapacitetet organizative dhe avokuese të RrGK dhe anëtareve të saj. Këto aktivitete kanë pasur për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve, por edhe të institucioneve lokale, në komunën e Gjilanit në disa fusha.

Përmes fushatave në rrjete sociale, kjo nismë ka pasur ndikim në përmirësimin e  vetëdijesimit të zyrtarëve dhe qytetarëve, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore duke përfshirë dhunën në familje, përdhunimin dhe ngacmimin seksual.

Projekti ka kontribuar në strategjinë e RrGK duke luftuar së bashku pabarazinë gjinore dhe duke avancuar lëvizjen feministe në Kosovë. Kjo nismë ka ndikuar edhe në rritjen e qasjes së grave në kujdes shëndetësor cilësor i cili është në Strategjinë e RrGK-së, duke rritur vetëdijen për parandalim të sëmundjeve në këtë rast të kancerit në qafën e mitrës.

Këto aktivitete u realizuan falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së me mbështetje financiare nga Sigrid Rausing Trust.