Prishtinë, 31 tetor 2023
Sot, më 31 tetor, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesionin orientues me ç’rast u ndanë tetë grante në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në shumën e përgjithshme prej 79,427.96 euro. Vendimi për përzgjedhjen e organizatave përfituese është marrë në mbledhjen e Komisionit për Vlerësimin e Granteve të mbajtur më 18 tetor.
Më konkretisht, në kuadër të këtij raundi janë ndarë tetë grante me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, si pjesë e nismës “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave II”.
Përfituesit e granteve janë:
- EkoKosWomen EKW me nismën “Qasja në kujdesin shëndetësor, investim në të ardhmen” (9,915.98 €)
- Gruaja Fermere me nismën “Përmirësimi i qasjes së grave të Rahovecit në kujdesin shëndetësor cilësor” (9,931.00 €)
- Ruka Ruci me nismën “Së bashku për shëndetin tonë” (9, 926.35 €)
- Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG) me nismën “Mbështetja e grave të mbijetuara të dhunës seksuale nëpërmjet edukimit shëndetësor” (9,930.00 €)
- Follow Up me nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme” (9, 930.75 €)
- Humanus Vita me nismën “Përfshirja e edukatës seksuale dhe sfidimi i stereotipeve drejt transformimit të normave gjinore përmes edukimit” (9, 935.50 €)
- Ura Sociale me nismën “Promovimi i edukimit cilësor në shkollat e mesme në Vushtrri” (9, 926.38 €)
- Center for Education and Community Development me nismën “Thyerja e tabuve: Edukimi seksual gjithëpërfshirës – domosdoshmëri” (9,932.50 €)
FGK e RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera financimi dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në zonat rurale dhe/ose personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 289 grante, duke përkrahur 153 organizata, në një shumë të përgjithshme prej 1,771,249.96 euro. Në vitin 2023, FGK mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (Sida), Fondacioni Sigrid Rausing dhe Bashkimi Evropian.