Fuqizimi ekonomik i grave-rrugëtim sfidash dhe mundësish

“Gratë janë të interesume mos me vdekë të heshtura!”
Kadire Tahiraj, QPDG

Ngjyra dhe motive të ndryshme, motive florale dhe tradicionale i japin gjallëri hapësirës
ku gjendet organizata “Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave” (QPDG) në
Drenas. Këto janë punime të grave që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës së
fundit në Kosovë, dhe kjo qendër është vendi ku ato gjejnë qetësi dhe relaksim.
Kjo organizatë që tani e gëzon një sukses të vazhdueshëm dhe punon haptas, nuk e ka
pasur një rrugëtim të lehtë, siç tregon Kadire Tahiraj, Drejtore Ekzekutive e QPDG-së.
“Organizatën tem e kanë qujt si horë”.
Në fillimet e punës së saj, që nga vitet 2003-2004 kur ka nisur të merret me identifikimin
e viktimave të dhunës seksuale, ajo ka hasur në shumë paragjykime, në mungesë të
ndihmës dhe hezitimit.
“Kur kemi fillu ka qenë shumë vështirë, kur ja kem fillue s’ka pasë telefona, e kemi lanë
ditën e marte me ardhë të Shtëpia e Shëndetit, nër nji blin.”
Kadire Tahiraj me shumë përkushtim tregon punën të cilën e promovojnë në hapësirat e
organizatës. Për këto gra, QPDG është vendi ku ndihen të lira, të relaksuara dhe ku
lirshëm e shprehin veten. QPDG ka organizuar aktivitete të cilat synojnë t’i ndihmojnë
këto gra të jenë më të qeta dhe të ndihmojnë ato edhe në avancimin social.

Aktivitetet e planifikuara të kësaj nisme përfshijnë mbajtjen e trajnimeve për filigran me
penjë argjendi, dhjetë (10) ditë në muaj. Pjesë marrja e dhjetë (10) grave në këto
trajnime do t’i aftësojë ato në punimin e formave të ndryshme të kornizave të filigranit.
Mbajtjen e trajnimeve në pikturë, gjithashtu këtu do të përfshihen dhjetë (10) gra.

Gratë pjesëmarrëse të punëtorive me pikturim kanë filluar të jenë pjesë e këtyre
aktiviteteve të cilat mbahen dy herë në javë, për dy muaj radhazi. Parashihet një
punëtori dy ditore me Shqipe Malushin, në hapësira jashtë qyteteve në fjalë, në një
vend malor.
Punimet e grave të cilat po realizohen gjatë aktiviteteve, do të ekspozohen në hapësirat
e QPDG-së, në dyqanin “Ndihmo dhe ti” dhe në të gjitha “Këndet e kurajos”.

QPDG mbështetë vazhdimisht një numër prej 393 grash, me shërbime psiko- sociale,
rehabilitim, mbështetje në plotësimin e aplikimit për njohjen e statusit, fuqizim ekonomik
e shërbime shëndetësore.

Me shumë punë dhe përkushtim për t’iu ndihmuar grave të cilat kanë përjetuar dhunë
seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kadirja ka punuar ndër vite, duke e potencuar
rolin e madh që e ka luajtur Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK). “Falë Rrjetit na i kemi
identifiku krejt rastet“ -thotë ajo.
Gratë kanë hezituar nganjëherë të flasin dhe të ndajnë përvojat e tyre, por nevoja për të
treguar dhe për t’u qenë të dëgjuara, është përmbushur nga përpjekja e Kadires. “Kemi
përdorë mënyra të ndryshme me shpërnda lajmin që na jemi tu u marrë me viktimat e
luftës, po ma së shumti i kem i identifiku përmes grave, pasi që këto krime janë bërë në
mënyrë grupore.”
Tani, kur po bëhet dhe njohja e statusit, pasi që dhunimet kanë qenë në formë grupore,
edhe rrëfimet e grave janë të ngjashme, nganjëherë kjo është problematike.
Njohja e statusit- Një nga vështirësitë të cilat hasin gratë që kanë përjetuar dhunë
seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është pjesa e plotësimit të aplikimit për
njohjen e statusit, specifikisht pjesa e intervistimit. Deri në këtë pjesë aplikimi i
personave shkon vetëm me kod dhe nuk dihet identiteti i tyre. Mirëpo, tani Komisioni
Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës
Çlirimtare të Kosovës, është duke i marrë në intervistë të gjitha/ë personat që aplikojnë
për këtë status. Gjatë intervistimit, pyetjet shpesh janë shumë të vështira dhe të rënda
për t’u përballuar nga këta persona, duke e bërë procesin edhe më të vështirë për ta.
Kadirja bën thirrje për ndryshimin e kësaj forme të ri-ballafaqimit me traumën e
viktimave dhe ekzistimin e një forme tjetër për të vërtetuar krimin e pësuar.
Janë 26 raste të refuzuara për momentin me të cilat është marrë QPDG-ja. Shpesh,
dëshmitë e tyre trajtohen me dyshim, me komente të tilla si: “Jo se ju krejt njëjtë po na
thoni,” duke minimizuar dhe vënë në dyshim përvojat e tyre. Kjo pjesë e njohjes së
statusit tani është shumë shqetësuese për këto gra.
Përveç punës me gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës, QPDG ofron
ndihmë edhe për 17 burra, me shërbimet e njëjta.
Zonja Kadire tregon që tani janë hequr shumë tabu dhe kanë ndryshuar normat
shoqërore, në këto vende, janë hequr shumë paragjykime. “Me njohjen e statusit, asht
bartë pafajësia e grave, e dinë burrat e familjarët, që ty t’ka ndodhë po ti s’ki pasë faj”.

Me ndihmën e RrGK-së, përmes një granti të vogël por shumë domethënës, Kadirja
kishte nisur punën e organizatës së saj, e mbështetja nga Rrjeti nuk i ka munguar.

Përmes mbështetjes organizative QPDG ka përfituar një grant në rundin e 19-të,
financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes të cilit organizata ka
mbështetur gratë e mbijetuara të dhunës seksuale, përmes projektit, “Mbështetja e
grave të mbijetuara të dhunës seksuale nëpërmjet edukimit shëndetësor”.
Përfituese të këtij projekti ishin gratë të cilat janë deklaruar se kanë gjendje të vështirë
psikologjike, shqetësime shëndetësore gjinekologjike si dhe sëmundje tjera kronike,
rreth 30 gra anëtare të organizatës, të mbijetuara të dhunës seksuale. Secili muaj ka
përfshirë nga10 gra të cilat i’u janë nënshtruar aktiviteteve përkatëse në kuadër të
implementimit të projektit.
Në mesin e aktiviteteve kanë qenë takimet informuese për kancerin e gjirit dhe të
mitrës, janë kryer kontrolla gjinekologjike nga një numër i grave, rritja e aftësisë së
grave për të menaxhuar shëndetin e tyre fizik dhe emocional.
Përmes kësaj nsime QPDG e mbështet Strategjinë e RrGK-së në pikën- Avancimi i
barazisë gjinore përmes sundimit të ligjit.

QPDG ka përfituar sërish nga mbështetja organizative e Fondit të Grave të Kosovës,
dhe kësaj radhe janë planifikuar disa aktivitete artistike të cilat kanë për qëllim një kohë
relaksuese për këto gra.
Aktivitetet e planifikuara të kësaj nisme përfshijnë mbajtjen e trajnimeve për filigran me
penjë argjendi, dhjetë (10) ditë në muaj. Pjesë marrja e dhjetë (10) grave në këto
trajnime do t’i aftësojë ato në punimin e formave të ndryshme të kornizave të filigranit.
Mbajtjen e trajnimeve në pikturë, gjithashtu këtu do të përfshihen dhjetë (10) gra.
Gratë pjesëmarrëse të punëtorive me pikturim kanë filluar të jenë pjesë e këtyre
aktiviteteve të cilat mbahen dy herë në javë, për dy muaj radhazi. Parashihet një
punëtori dy ditore me Shqipe Malushin, në hapësira jashtë qyteteve në fjalë, në një
vend malor.
Punimet e grave të cilat po realizohen gjatë aktiviteteve, do të ekspozohen në hapësirat
e QPDG-së, në dyqanin “Ndihmo dhe ti” dhe në të gjitha “Këndet e kurajos”.

Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës me një grant prej 9,840.00€,
financuar nga Trusti Sigrid Rausing.