Njihuni me Mimoza Svircën, vullnetare në Rrjetin e Grave të Kosovës, ajo ka studiuar Shkenca Politike, si drejtim që i ka ofruar mundësi për të ndërtuar një karrierë praktike. Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Prishtinës, ajo pati mundësinë të ndjekë një vit shkëmbimi në Universitetin Paris-London në Salzburg, kjo përvojë mjaft domethanëse për cdo të ri/re nga Kosova, e ka formuar edhe më shumë një karrieriste si Mimoza. “M’ka pëlqy shkenca politike pasi që e kam pa edhe ndikimin e politikës në jetën tonë” tregon ajo. Duke qenë një person që i ka luftuar normat shoqërore ku e vendosin vajzën/gruan, brenda disa kornizave nëpër të cilat pritet të veprojë, ajo si e re e ka parë veten ndryshe, e duke i luftuar këto norma. “Jam kanë gjith feministe, prej e vogël, edhe kur nuk e kom ditë çka është mu kanë feministe”, thotë ajo.
Për të lexuar storjen e plotë, klikoni në vegëzën më poshtë!
Me aspirata për t’u bërë një hulumtuese, ajo e sheh prapavijën e studimeve në Shkenca Politike, si një ndihmë në raport me karrierën të cilën po e ndërton. Në prill të këtij viti, Mimoza u bë pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, në hulumtimin “Analiza Gjinore: Reduktimi i Ndryshimeve Klimatike përmes Transportit të Përmirësuar”, duke realizuar një ëndërr të saj të kahmotshme: “Andërr e kom pasë me punu për një organizatë për të drejtat e grave!”.
Puna në Rrjet, i ka mësuar Mimozës për vlerën dhe rëndësinë e punës, pregaditjet e nevojshme dhe rezultatet të cilat arrihen përgjatë këtij rrugëtimi. Ajo e konsideron veten shumë me fat, që ka rastin të punojë në këtë mes, dhe shpreh interesin të vazhdojë të angzahohet në këtë organizatë që i qon përpara të drejtat e grave.
“Unë kom mendu gjithmonë se si profesion me kanë hulumtuese”. Duke qenë kjo një përvojë e re për Mimozën, ku ka qenë pjesë e hulumtimit, përpilimin e pyetësorëve të përdorur gjatë observimeve në terren, në trafikun urban e në observimet në të ecur. Sipas Mimozës, inkuadrimi në këto procese ka qenë shumë i kënaqshëm.
Mimoza gjithashtu përfshihet në aktivitet tjera, me transkritptën e intervistave, analizën e të dhënave që kanë dalë gjatë hulumtimit, e detyra tjera të hulumtimeve e nismave tona. Rezultatet dhe sukseset e arritura gjatë këtyre muajve janë dëshmi e përkushtimit të saj, ndërsa Mimoza synon të vazhdojë kontributin për fuqizimin e të drejtave të grave edhe në të ardhmen.
Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si vullnetare dhe është një nga vullnetaret më të përkushtuara të Rrjetit të Grave të Kosovës. E falenderojmë për tërë përkushtimin dhe punën e palodhur që ka bërë.