Sot, RrGK dërgoi një letër me rekomandime të Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e vitit 2026. Rekomandimet tona bazohen në hulumtime të RrGK-ës dhe fokusohen në Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj), që nënkupton ndarjen e fondeve publike në mënyrë të tillë që të adresohen nevojat e ndryshme të grave, burrave, vajzave dhe djemve, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Zbatimi i BPGj-së forcon transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e shpenzimeve qeveritare, duke promovuar njëkohësisht barazinë gjinore. Lexoni letrën e plotë këtu.