Bazuar në kërkesat e anëtareve, më 19 Shkurt, RrGGK organizoi punëtorinë e parë interaive të këtij viti, që u përqëndrua se si të freskojë apo të krijojë Manualin e Politikave.
Rreth 30 anëtare, përfshirë dhe vajza, u mblodhën në Hotel Prishtina, disa prej tyre me laptopat e tyre dhe të tjerat me Manulet e Politikave me vete, të mësojnë më shumë për këtë temë. Elmaze Gashi udhëheqi këtë punëtori, duke u sqaruar anëtareve rëndësinë e të paturit Manual të Politikave.
Duke përdorur Manualin e Politikave të RrGGK-së si shembull, ajo shpjegoi çdo artikull me radhë se si duhet të shkruhet dhe si anëtaret mund ta adotpojnë atë në organizatat e tyre.
Anëtaret kuptuan se gjithçka që është shkruar në Manualin e politikave është e bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës dhe pse duhet të rifreskohet kur ligjet ndërrojnë ose hyn në fuqi, si dhe kur ndodhin ndryshime të rëndësishme në kuadër të organizatave të tyre. Manualet e forta politike bëjnë organizatat transparete dhe më të forta, tha ajo.
Më vonë anëtaret u ndanë në tre grupe: organizatat të cilat nuk kanë manual të politikave; organizatat të cilat kanë manual të politikave por nuk e kanë rifreskuar për një kohë të gjatë; dhe organizatat të cilat kanë manual të politikave të rifreksuar por shprehën dëshirë ta krahasojnë me manualin e RrGGK-së.
Të gjitha grupet punuan për më shumë se tre orë në manualet e tyre. Ato që patën laptopët me veti bënë ndryshimet aty për aty ndërsa të tjerat morën shenime. Elmaze Gashi dhe stafi i RrGGK-së ndihuam të gjitha grupet, duke u përgjgjur pyetjeve që ato kishin.
Anëtaret e RrGGK-së që kanë nevojë më shumë të punojnë në manualin e politikave të tyre, do të vazhdojnë të punojnë dhe do ta dërgojnë dokumentin te RrGGK për rishikim dhe komente. Në fund anëtaret e RrGGK-së do të përpiqen të rifreskojnë manualet e politikave të tyre, drejt përmirësimit të zbatimit të tyre me Kodin e Etikës së RrGGK-së
Anëtaret ishin shumë të motivuara sepse punëtoria e shoqëruar me udhëzime të vazhdueshme do t’u siguroj atyre
një manual të politikave, i gatshëm për ta përdorur deri në fund të marsit.
“Jam shumë falendëruese që RrGGK ka ofruar këtë punëtori pa pagesë. Unë nuk do të kisha pasur mundësi të marrë pjesë në një punëtori të tillë” – tha një anëtare e RrGGK-së participante në punëtori.
RrGGK do të vazhdoj të ofrojë punëtori për organizatat anëtare bazuar në planin e zhvillimit të kapaciteteve të anëtareve për vitin 2014.
RrGGK po ashtu ka filluar të ofroj mentorim individual për anëtaret, duke vizituar organziatat dhe duke ofruar asistencë drejt forcimit të organizatave të tyre.