Gratë në zonat rurale të Kosovës kanë mungesë të informatave rreth shëndetit të tyre në përgjithësi dhe shëndetin riprodhues në veçanti. Prandaj Shoqata e Grave “Ato” organizuan një fushatë për edukim mbi shëndetin e grave dhe vajzave.
Gratë në zonat rurale të Komunës së Vushtrrisë, duke përfshirë fshatrat Pantinë, Druar, Novolan, Oshllan dhe Dru i Madh, moren pjesë në ligjeratat rreth shëndetit riprodhues, mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar, rritjes së fëmijëve dhe mbi dhunën në familje, përfshirë edhe se si duhet vepruar në situata të dhunës në shtëpi.
“Gratë u shprehen lirisht në lidhje me këto tema dhe nuk hezituan të bënin pyetje", tha Hazbije Dibrani, një infermiere në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri e cila udhëhoqi trajnimin. "Unë iu ofrova grave mundësinë për të më vizituar në punë në rast se kanë ndonjë nevojë për ndihmë në lidhje me çështje të tilla".
Gjithsej 94 gra nga tre fshatra të Komunës së Vushtrrisë fituan njohuri shëndetësore nëpërmjet kësaj nisme.
“Projekti ishte shumë i suksesshëm dhe kërkesat e grave për të vazhduar me trajnime të tilla janë të domosdoshme" shtoi Fikrije Ferizi, drejtoreshë e shoqatës.