Foleja

Në Prizren, shumë vajza rome, ashkalike dhe egjiptase e braktisin shkollën para përfundimit të arsimit të detyrueshëm, shpesh për shkak të martesave të hershme. OJQ Foleja vendosi të organizojë një tryezë për diskutime për të informuar nënat, familjet, dhe gratë e reja për rëndësinë e arsimit, si dhe për të siguruar informata për kujdesin shëndetësor, të cilat ato mund të mos kishin përjetuar.

Foleja ftoi një doktoreshë për t’i vizituar gratë rome, ashkalike dhe egjiptase në lagjet e tyre. Gjatë disa bisedimeve intime, ajo ofroi informata në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe se si të shmanget shtatzënia e padëshiruar. Nënat gjithashtu kanë marrë broshura me këshilla për kujdesin për foshnjat e tyre.
"Ky projekt është shumë i rëndësishëm për edukimin e grave të reja rreth asaj se si të krijojnë familje të shëndosha si dhe për gjërat themelore që ato duhet të dinë në mënyrë që t’i rrisin foshnjat e tyre,” tha Gjyzel Shaljani, Drejtoreshë e Folesë.

Gjatë ligjëratave interaktive, pjesëmarrëset mund t’i bënin pyetje doktoreshës si dhe të merrnin udhëzime për adresimin e sfidave me të cilat përballen. 
“Unë jam shumë e kënaqur me punën që Gjyzelja dhe doktoresha janë duke bërë,” tha Lindita Qylangji, një pjesëmarrëse. “Në këto takime ne mësojmë shumë.”

Më shumë se 400 gra kanë marrë informata nëpërmjet nismës së Folesë, të mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (2,740 €).