Fondi i Grave të Kosovës ndan 29 grante në vlerë prej më shumë se 214,000 Euro

Download File

Sot, më 22 maj, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç’rast ndau 29 grante në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FKG), në shumën e përgjithshme prej € 214,247.41.

Më konkretisht, në kuadër të këtij raundi janë ndarë 29 grante me mbështetjen e: Fondacionit Sigrid Rausing (SRT) për mbështetjen organizative në vlerë prej €125,387.03 për 13 grante. Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, si pjesë e nismës “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave II” mbështeti 14 grante në vlerë prej € 68,862.38. Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) me nismën e RrGK-së: “Ngritja e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i Barazisë Gjinore gjatë Pandemisë COVID-19” u mbështetën dy grante në vlerë prej €19,998.00.

Përfituesit e granteve të mbështetura nga SRT janë:

  • Handikos Mitrovica – €10,000.00
  • OPDMK, Organizata për Distrofi Muskulore e Kosovës – 9,880€
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – 10,000€
  • Youth Association for Human Rights (YAHR) – 10,000€
  • Shoqata e Juristëve Norma – 9,998€
  • Women`s Inclusion Center (Zenski Inkluzivni Centar) – € 10,000
  • Mitrovica Women Association for Human Rights – € 9,969.03
  • Rrjeti i Organizatave të Grave Rome Ashkali dhe Egjyptiane të Kosovës – RROGRAEK – (10,000€)
  • Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve Prizren – 5,551.00€
  • MEDICA KOSOVA (MK) – 10,000€
  • Centar Manjinske Zajednice – 9,991€
  • Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) – 9,998€
  • She Solutions / Ajo Zgjidhje – 10,000€

Përfituesit e granteve të mbështetura nga ADA janë:

  • Youth Association for Human Rights – me nismën “Ngritja e vetëdijës dhe avokim për kujdes shëndetësor cilësor” (5,000.00€)
  • Women’s Alliance for Integration me nismën – “Mobilizimi i grave dhe vajzave Rome, Ashkalike dhe egjipitane për të drejtat mbi shëndetin mendor dhe seksual” (5,000€)
  • Ura Sociale – me nismën “Promovimi i  edukimit cilësor & transformimit të normave tradicionale gjinore” (4,497.00€)
  • Humanus Vita – me nismën “Përfshirja e edukatës seksuale dhe sfidimi i stereotipeve drejt transformimit të normave gjinore përmes edukimit” (4,916.00€)
  • Have Hope -me nismën “Mbrojtja e shëndetit të grave dhe vajzave – ndërgjegjësimi për kancerin tek gratë” (4,547.50€)
  • Handikos Mitrovica – me nismën “Fuqizimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara: Një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit riprodhues” (5,000.00€)
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – me nismën “Edukimi gjithpëpërfshirës për fëmijët e verbër dhe me të pame të dobësuar” (4,998.75€)
  • Follow up me nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme” (€ 5,000€)
  • MEDICA KOSOVA (MK) me nismën “Ekzaminimi i perceptimit në arsimin e mesëm për dhunën seksuale të kohës së luftës dhe stereotipet që lidhen me dhunën seksuale dhe dhunën me bazë gjinore” (5,000€)
  • OJQ “Drugëza” me nismën “Rritja e qasjes së grave në kujdes shëndetësor cilësor” (5,000€)
  • Gruaja fermere me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor primar të grave në vende rurale” (4,995.00€)
  • Moravski Biser me nismën “Kujdesi shëndetësor i barabartë për të gjithë” (€ 4,971.00)
  • Center for Education and Community Development – Friends me nismën “Të mbijetuarat e kancerit avokojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore/onkologjike në Komunën e Mitrovicës” (5,000€)
  • EcoKosWomen EKW me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor: pjesë e domosdoshme e jetës” (4,937.16€)

Përfituesit e granteve të mbështetura nga BE janë:

  • The Ideas Partnership me nismën “Fuqizimi i grave dhe të rinjve romë, ashkali dhe egjiptianë në avokim dhe edukim shëndetësor” (9,998€)
  • Network of Organizations for Rural Development of Kosovo – NORDK me nismën “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale” (10,000€).

FGK e RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera financimi dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në zonat rurale dhe/ose personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 281 grante, duke përkrahur 153 organizata, në një shumë të përgjithshme prej 1,691,822 euro. Në vitin 2023, FGK mbështetet nga BE-ja, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (Sida), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Fondacioni Sigrid Rausing.