Bukurije Gashi, nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara, ka vuajtur nga kanceri i gjirit. Ajo u operua pesë vite më parë, që nga atëherë ajo nuk ka bërë kontrolle të rregullta që iu kanë rekomanduar nga mjeku.
“Që tre vite nuk kam pasur mundësi për të vizituar mjekun, sepse unë nuk kam mundësi financiare," shpjegoi ajo. "Prandaj, unë jam shumë mirënjohëse për OJQ-në Gratë për Gratë me Aftësi të Kufizuara, që bëri të mundur që të bëjë një vizitë tek mjeku".
Projekti i kësaj organizate "E dua jetën time ashtu si jam", i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës, ofroi Pap teste pa pagesë për 10 gra me aftësi të kufizuara të cilat nuk kanë mundësi financiare për teste të tilla për shkak të gjendjes së tyre ekonomike. "Ne gjithashtu sigurojmë trajnime se si të përdoret katedra urinare për gratë ose për anëtarët e familjeve të tyre, kështu që ato nuk duhet të paguajnë për këtë shërbim. Në të njëjtën kohë, këtyre familjeve ju ofrojmë katedra falas", thotë Drita Vukshinaj, drejtoreshë e organizatës.
Përveç kësaj, Gratë për Gratë me aftësi të kufizuara me bazë në Prizren ka siguruar që gratë të marrin mbështetje të qëndrueshme nga Departamenti i Shëndetësisë. "Organizata jonë ka regjistruar me sukses emrat e individëve që përdorin katedra në listën esenciale të Departamentit të Shëndetësisë në kuadër të Komunës së Prizrenit," shpjegoi Drita Vukshinaj. "Ky departament ka premtuar që t’ju ofrojë njerëzve katedra si dhe shërbimin e vërjes në përdorim falas duke filluar nga viti 2013.”
Gratë për Gratë me aftësi të kufizuara, punojnë për fuqizim, emancipim, mbrojtje dhe përmirësim të rolit të grave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Organizata gjithashtu trajnon gratë me aftësi të kufizuara mbi parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshkëve.