Hapja e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Download File

Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë viktimat e dhunës në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyneosht’ punë për ta”. 

Për ta adresuar këtë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër 14 qershor nga ora 11:00sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. Të premten ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri në ora 20:00, ndërsa të shtunën më 15 qershor, nga ora 08:00 – 20:00.

Kjo ekspozitë shpalosë disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga RrGK. Për më tepër, ekspozita u mundëson qytetarëve të informohen mbi atë se çka ofrojnë institucionet në trajtimin e këtij lloji të dhunës, ku munden me u mbështet, dhe me kërku ndihmë e drejtësi.

Ekspozita e cila përmban materiale multimediale dhe interaktive, përveç kryeqytetit, në muajt e ardhshëm do të shfaqet edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW), Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), TOML, Night Design, si dhe nga biznese e vullnetarë.