Igballe Rogova, RrGK ftohet në takim me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar

Më 12 dhjetor, Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, ka qenë e ftuar në takimin e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier me disa përfaqësues të shoqërisë civile.

“Zëvendës asistenti i Sekretarit, Escobar më është bashkuar sot në diskutime të frytshme me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile nga tërë Kosova. Shoqëria civile luan një rol të domosdoshëm në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse dhe për avokimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë,” ka shkruar ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në Twitter.

RrGK vlerëson dhe falënderon Departamentin Amerikan të Shtetit për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultimin me Organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e grave dhe aktivistet.

Në muajin e kaluar, Drejtorja e Programit dhe Udhëheqësja e Hulumtimit, RrGK, Nicole Farnsworth prezantoi para Departamentit Amerikan të Shtetit historinë dhe punën e RrGK-së dhe anëtareve të saj, duke përfshirë Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo ndau ide se si SHBA mund të mbështesë më mirë aktivistet dhe lëvizjet për të drejtat e grave, duke përfshirë dhe artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.