Katalogu nderon Gratë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, autoret Gjylshen Berisha, Hanëmshahe Ilazi dhe Sanie Zeqiraj publikuan një katalog të titulluar Nderim Gruas.

“Për gratë trime të kombit të cilat nuk janë përmendur me lapsin e kronikës apo vargjet e rapsodisë, e as në përgdheljet e përrallave”, shkroi Hanëmshahe Ilazi në hyrje. “Shumë gra shqiptare që vepruan për çështje kombëtare përgjatë shekujve së bashku me burrat kanë mbetur anonime”, shtoi Znj.Ilazi.
     
Libri i tyre synon të sjellë gratë në historinë shqiptare me katalogimin e grave nga periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Gratë në libër vijnë nga sfera të ndryshme të jetës, duke përfshirë shkollat shqipe, humanitarizmi, politika, shoqëria civile, arti, teatëri, muzika dhe filmi.
     
“Le të jetë ky katalog ofertë mirëbërëse në këtë përvjetor të veçantë për të gjitha ato gra që kanë punuar dhe kontribuar direkt ose indirekt drejt pavarësisë, lirisë, demokracisë dhe ndërtimit të shtetit”, tha Gjylshen Berisha, një nga autoret.

Benefactor (Mirëbërja), një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2007, botoi katalogun. Benefactor (Mirëbërja) synon të përmirësojë jetën e të gjithë njerëzve përmes artit dhe kulturës, veçanërisht të gjeneratave më të vjetra.