Më 16 shkurt, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mirëpriti një delegacion të këshilltarëve gjinorë nga shtabi i Forcave të Kosovës (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në zyrën e RrGK. Ata diskutuan se si KFOR-i dhe RrGK mund të organizojnë prezantime hyrëse nga aktivistet për të drejtat e grave për trupat paqeruajtëse që mbërrijnë në Kosovë çdo gjashtë muaj. Duke u mbështetur në një praktikë të ngjashme pozitive në të kaluarën, kjo do të ofronte mundësinë që trupat e ardhshme të dëgjojnë drejtpërdrejt nga aktivistët e të drejtave të grave për situatën në Kosovë dhe çështjet kryesore të barazisë gjinore. Në përputhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, kjo mund të ndërtojë marrëdhënie midis trupave dhe aktivistëve si dhe të sigurojë që zërat e grave të dëgjohen në operacionet paqeruajtëse. RrGK gjithashtu sugjeroi që këshilltarët gjinorë të KFOR-it të takohen me njerëz të ndryshëm jashtë Prishtinës për të kuptuar më mirë situatën dhe nevojat e tyre të sigurisë. Përveç kësaj, ata diskutuan reflektimet e Drejtoreshës Ekzekutive të RrGK, Igballe Rogova nga Paneli Ndërkombëtar Këshillues i Shoqërisë Civile të NATO-s, ku ajo është anëtare.