Në një fshat të vogël me 500 banorë gratë rrallë kanë mundësi të flasin për problemet e tyre, sidomos dhunën në familje. Thashethemet do të jetë vështirë të ndalen. Lepsa Buducnost iu ka mundësuar grave për tu mbledhur dhe për të diskutuar sfidat me të cilat ato përballen.
“Ishte hera e parë që gratë kishin mundësi të flasin lirshëm për problemet e tyre, veçanërisht problemet që lidhen me dhunën në familje," rrëfen Liljana Stefanoviq. "Është shumë e rëndësishme për ne.”
Gjatë një forumi të organizuar nga Lepsa Buducnost, 25 gra serbe dhe rome shkëmbyen informata në lidhje me dhunën në familje. Ato diskutuan gjithashtu për mekanizmat e
mbrojtjes, mjetet dhe mënyrat e avokimit për të promovuar të drejtat e grave në Prilluzhë. Organizata poashtu shkëmbeu informata edhe me njerëzit tjerë në fshatin e tyre nëpërmjet pamfleteve dhe bluzave me moton "Ndal dhunën”
“Me mbështetjen e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, ne kemi rritur kapacitetin tonë për implementimin e projekteve të vogla", tha Radosava Mirkoviq, drejtoreshë e organizatës. "Ky projekt i vogël bëri ndryshime të mëdha në jetën tonë," tregon ajo.