Me 25, 26 dhe 27 shtator, Qendra Rinore e Lipjanit (LYC) mbajti punëtorinë “Përpunimi i dokumentit orientues për politikën lokale të përkrahjes se bizneseve të reja të grave dhe rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrje”, me gratë dhe vajzat ndërmarrëse në kuadër të nismës “Përkrahja e vajzave dhe grave për pjesëmarrje aktive në ekonomi”.
Qëllimi i punëtorisë tre ditore ka qenë të draftohet një dokument i cili do të jetë i gatshëm për autoritetet komunale për aprovim. Dokument që pasqyron vlerësime të bizneseve në bazë të nevojave të tyre.
Pjesëmarrës ishin akterë relevantë lokalë, si OJQ-të dhe bizneset, që kanë ndikim dhe mund të japin kontribut në përgatitjen e kësaj politike që mund të ndikojë në mirëqenien e grave dhe vajzave ndërmarrëse.
Udhëheqësi i punëtorisë, ekonomisti Driton Berisha, bashkë me pjesëmarreset e punëtorisë përpiluan dhe finalizuan dokumentin për mbështetje të sektorit të biznesit.
Berisha ndër të tjerash informoi pjesëmarrëset rreth proceseve të vendimmarrjes dhe zhvillimit të politikave lokale, si dhe identifikimin e sfidave dhe problemeve të bizneseve të reja përmes trungut të problemeve.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga UN Women.
Përveç organizatës LYC, përfituese nga raundi i 14-të i FGK-së janë edhe 19 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.
Lexo më shumë lidhur me këtë nismë:
Qendra Rinore e Lipjanit synon ngritjen e kapaciteve të grave dhe vajzave në biznese të reja