Qendra Rinore e Lipjanit synon ngritjen e kapaciteve të grave dhe vajzave në biznese të reja

Qendra Rinore e Lipjanit (LYC) mbajti Fokus Grupin e parë me gratë dhe vajzat në biznes me qëllim përgatitjen dhe përpilimin e një dokumenti të politikës publike për mbështetje të sektorit të biznesit. 

Pjesëmarrëst gjatë takimit të mbajtur më 25 shkurt, diskutuan rreth vështirësive që hasin bizneset e reja për depërtim në treg. Ndër pengesat kryesore u përmend mungesa e përkrahjes institucionale nga qeverisja lokale, sidomos në fazën fillestare kur bizneset kanë nevojë më së shumti.  

“Ndër problemet thelbësore është edhe çështja e trashëgimisë së pronës te gratë dhe vajzat”, tha Mihane Abdullahu, pjesëmarrëse në Fokus Grup, “Arsyeja pse gratë përfitojnë më pak nga subvencionet sesa burrat është numri i vogël i pronave në emër të tyre.”, shtoi ajo. 

Përgjatë takimit gratë ndanë përvojat dhe dhanë rekomandime, duke shfaqur interesim të madh për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve të reja dhe krijimin e lidhjeve në mes të bizneseve dhe qeverisjes lokale. 

Valmirë Marevci, Koordinatore e Projektit, LYC, theksoi se “Në kuadër të projektit do të mbahet edhe një punëtorie tre ditore, duke mbledhur së bashku akterët relevantë lokal, si OJQ-të dhe bizneset, që kanë ndikim dhe mund të japin kontribut në përgatitjen e dokumentit të politikës publike, e që mund të ndikojë në procesin e aprovimit dhe marrjes në konsideratë nga autoritetet komunale.” 

Ky takim dhe kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave tëKosovës (FGK) dhe financohetnga UN Women. 

PërveçorganizatësLYC, përfituese nga raundi i 14-tëi FGK-sëjanëedhe 19 organizata anëtare tëtjera. Listën e plotëmund ta lexoniKËTU.