Moravski Biser vazhdon përfshirjen e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike

Moravski Biser, organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), nga 22-24 dhjetor të vitit 2021 ka mbajtur punëtori në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, përkatësisht në fshatin Bostan, Komuna e Novobërdës.

Këto punëtori kishin për qëllim që pjesëmarrësit përmes pjesës teorike si dhe punës aktive në grup të njihen me bazat, metodat, si dhe mundësitë avokuese të cilat do të rrisin njohuritë e tyre për avancimin e pozitës së grave në komunitet.

Së bashku me trajnerin Nebojsha Simiq, asamblistet, zyrtaret për barazi gjinore, gratë e partive politike si dhe aktiviste për të drejtat e grave nga komunat e Parteshit, Kllokotit, Ranillugut dhe Novobërdës diskutuan së bashku për hapat e nevojshëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve politikë në nivel lokal dhe organizatave të shoqërisë civile.

Një nga gjërat më të dobishme gjatë trajnimit u vlerësua se është lidhja e grave nga këto komuna që edhe gjeografikisht janë afër njëra-tjetrës, si dhe shkëmbimi i ideve të përbashkëta për përmirësimin e mirëqenies në këto komuna.

Ky aktivitet, si dhe aktivitete të tjera të nismës “Përfshirja e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike”, u mbështetën nga rundi i 15-të i Fondit të Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”