Në njërin prej filmave të parë të shkurtër të Iniciativës së Historisë Gojore është Safete Rogova, një prej aktoreve të para kosovare dhe aktiviste për të drejtat e grave.

New School, RrGGK Shfaqin Filmin e Parë të Historisë Gojore

Në Prill të vitit 2013, RrGGK në bashkëpunim me New School shfaqën produktin e parë të Iniciativës së tyre të përbashkët të Historisë Gojore në New York. Filmi i shkurtër prezantonte historinë gojore të Safete Rogovës, një ndër aktoret e para të Kosovës dhe aktiviste e dalluar e të drejtave të grave. Dy grupe shikuesish morën pjesë në shfaqjet e këtij filmi: së pari në New School dhe më pas në ngjarjen e mbledhjes së fondeve në Restoran Macellaria.

Iniciativa e Historisë Gojore synon të dokumentojë historitë jetësore të kosovarëve para, gjatë dhe pas luftës. Këtë vit, përveç mbledhjes së historive individuale shtesë, ekipi planifikon të krijojë një uebfaqe me mundësi kërkimi, interaktive, multi-mediale që përmban transkriptat në shqip dhe anglisht, filma të shkurtër, fotografi dhe inçizimet e zërit nga këto intervista.

Iniciativa udhëhiqet nga një Grup i Historisë Gojore që përfshin RrGGK, New School dhe hulumtues, akademikë, krijues filmash dhe praktikantë të tjerë të ndryshëm. RrGGK ka kënaqësinë të pranojë praktikantë nga New School edhe këtë verë për të vazhduar krijimin e arhivës të Historisë Gojore, përfshirë Catherine McGahan, Ericka Kriedel, Amber Kiwan dhe Jung Chao. Profesoresha Anna di Lellios dhe kontribuesit kosovarë poashtu do të ofrojnë vullnetarisht kohën e tyre këtë verë për këtë Iniciativë të rëndësishme.

Nëse jeni të interesuar të përfshiheni vullnetarisht në Iniciativën e Historisë Gojore, ju lutemi na shkruani në info@womensnetwork.org. Ne ende jemi duke kërkuar krijues filmash, regjisorë filmash, intervistues dhe përkthyes që duan të kontribuojnë me orar të plotë apo me gjysmë orari.