Nisma rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE” ndan 30 grante

Download File

Si pjesë e nismës rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian”, organizata Reactor-Hulumtimi në Veprim, së bashku me partnerët e tjerë, duke përfshirë këtu Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) kanë ndarë gjithsej 30 grante për organizata të shoqërisë civile nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht; Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera e përgjithshme e këtyre granteve është 409.744€, kurse vlera për një grant arrin deri në 15.000€. 

Grantet përfituese do të zbatohen përgjatë 18 muajve të ardhshëm dhe do të trajtojnë çështje që ndërlidhen me barazinë gjinore, si dhe avancimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës. 

Organizatat rajonale që kanë përfituar nga këto grante janë:  

Kosovë: 

  • Gruaja Hyjnore  
  • Qendra për Komunitetet Pakicë  
  • EcoKosWomen – EKW 
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës  
  • Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)  

Bosnjë dhe Hercegovinë: 

  • Qendra për Mbështetjen e Organizatave “Censor”  
  • Fondacioni i Grave të Bashkuara “Banja Luka” 
  • Fondacioni CURE  
  • Shoqata e Grave Rome “Një e ardhme më e mirë” e qytetit Tuzla  

Mal i Zi: 

  • Bashkimi i të Verbërve të Malit të Zi 
  • Asociacioni LGBTIQ i Malit të Zi -Queer Montenegro 
  • Instituti Alternativa  
  • Aleanca e Grave për Zhvillim 
  • Asociacioni “Spectra”  
  • Asociacioni i të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi 

Maqedoni e Veriut: 

  • Komiteti për të Drejtat e Njeriut “Helsinki”   
  • Glasen Tekstilec 
  • Finance Think  
  • Koalicioni Rural 
  • Shoqata Humanitare “Nëna” 
  • Organizata e Grave të Strumicës  

Serbi: 

  • Fondacioni ARKA  
  • Asociacioni për Zhvillimin e Kreativitetit 
  • Nisma për të Drejta Sociale dhe Ekonomike “A 11”.   

Shqipëri:  

  • Së bashku për jetën  
  • Instituti Shqiptar për Hulumtime Ligjore dhe Territoriale- ALTRI  
  • Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” 
  • Në Dobi të Komunitetit  
  • Shoqata e Gruas në Audiovizuel – AWA  
  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim. 

Mbështetja financiare e dhënë për këto organizata lokale për të drejtat e grave synon që (1) të rrisë kapaciteteve e organizatave për t’u angazhuar në mënyrë me efektive në bashkëpunimet me qeveritë, me delegacionet e Bashkimit Evropian (BE), me Përfaqësuesit Special të BE-së, si dhe me organizatat e tjera në rajon, duke ngritur vetëdijen e këtyre aktorëve mbi aspektet gjinore të procesit të anëtarësimit në BE, për rëndësinë dhe rolin e tyre në integrimin e perspektivës gjinore në këto procese; (2) të përmirësojë llogaridhënien e qeverisë dhe të delegacioneve të BE-së dhe të Përfaqësuesve Specialë të BE-së lidhur me jetësimin e zotimeve të tyre për barazi gjinore dhe të drejta të grave përgjatë këtyre proceseve. 

Përfituesit e këtyre granteve u zgjodhën nga gjithsej 96 aplikantë, bazuar në kriteret e përcaktuara. Komisioni për Vlerësimin e Granteve përbëhej nga përfaqësues të organizatave partnere në këtë nismë, duke përfshirë këtu: Reactor-Hulumtimi në Veprim nga Maqedonia e Veriut, Rrjeti i Grave të Kosovës nga Kosova, Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN) nga Shqipëria, Të Drejta për të Gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të Drejtat e Grave nga Mali i Zi dhe Fondacioni Kvinna till Kvinna nga Suedia përmes zyrës së saj në Maqedoninë e Veriut. 

Nisma “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian” përqendrohet në rritjen e bashkëpunimit regjional ndërmjet organizatave për të drejtat e grave, hulumtimit dhe analizave gjinore për informimin e politikë-bërjes, në kuadër të avokimit të bazuar në fakte dhe mbikëqyrjen e reformave lidhur me anëtarësimin në BE. Nisma në tërësi synon avancimin e barazisë gjinore në shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes procesit të anëtarësimit në BE. 

Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).