OJQ-të marshuan sërish për të drejtat e njeriut

Sot, më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Njeriut, qytetarë dhe aktivistë të shumtë u bashkuan në protestë për të kërkuar përgjegjësi institucionale në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë/a pa dallim. 

Protesta e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve si dhe Handikos, filloi në Sheshin “Zahir Pajaziti’ në Prishtinë duke vazhduar me marsh deri tek objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

“Gjatë tërë vitit, kemi protestuar edhe kemi kërkuar llogaridhënie për gratë e vrara, te dhunuara, te ngacmuara, e  të abuzuara. E kemi ngritë zërin, për neglizhencën institucionale dhe sistemin rrënjësisht patriarkal, dëshmi për të cilën na u bë edhe rasti i fundit, i aktgjykimit seksist të një trupi gjykues”, ka thënë ndër të tjerash Valmira Rashiti, Koordinatore e Projektit/Asistente Ligjore, RrGK. 

Tutje Rashiti lexoi kërkesat e protestës, të cilat janë si në vijim: 

1. Dhuna në baza gjinore të trajtohet si urgjencë kombëtare; 

2. Të monitorohen, sanksionohen apo shkarkohen gjykatësit, prokurorët, policët të cilët janë 

fajtorë për neglizhencën ndaj dhunës sistematike që po ushtrohet ndaj grave; 

3. Të mos lirohen dhunuesit me procedurë të rregullt, dhe të mos u ri-shqyrtohen dënimet, kur 

krimet e tyre përmbajnë të gjitha rrethanat rënduese, por të dënohen në përputhje me Kodin 

Penal të Kosovës. 

“Është koha që të institucionalizohet mbrojtja e jetës së grave, dhe të kërkohet llogari 

institucionale për to. Drejtësi dhe siguri për gratë!” shtoi ajo. 

Ndër të tjerash, u kërkua që diskriminimi institucional dhe sistematik ndaj personave me aftësi të kufizuara, komuniteteve rom, ashkali, egjiptian e serb, si dhe sulmet e gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI të trajtohen me urgjencë nga institucionet në Kosovë. 

RrGK bashkë me organizatat e lartpërmendura të shoqërisë civile do të vazhdojnë të përcjellin me vëmendje punën e të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe do të kërkojnë llogaridhënie për veprimet e mos-veprimet të cilat cenojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës.  

LEXO EDHE: “Gruaja Hyjnore” shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut