Kvinna till Kvinna (KtK) ka organizuar konferencë mbi Praktikat e Mira për partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor në Hotel Bleart në Durrës, Shqipëri nga 24-27 qershor. Qëllimi i konferencës ishte ndarja e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe t’u ipet hapësira për rrjetëzim aktvisteve për të drejtat e grave.
Konferenca përfshinte një numër punëtorish me tema të ndryshme mbi qështje me interes dhe sfiduese, si në vazhdim: Puna me gratë në politikë – përvojat nga rajoni; 1325 Plani Kombëtar i Veprimit – marrja e kontrollit dhe përgjegjësisë; Arti si mjet për ndryshime sociale; Avokimi i BE-së – këshilla të mira dhe shembuj praktik; Aktivistet e reja në udhëheqje, Puna kundër Dhunës ndaj Grave (Violence against Women – VAW) në nivel kombëtar dhe lokal – përvojat nga rajoni; dhe Mbrojtësit e të Drejtave të Grave – puna me udhëzimet e BE-së dhe rezolutat e OKB-së.
Lena Ag, Sekretare Gjenerale në Kvinna till Kvinna, bëri hapjen e konferencës, duke ofruar kështu informata lidhur me planet e tanishme dhe afatgjate të KtK-së për rajonin e përtej. Ajo citoi Virginia Wolf, “Si grua, nuk kam shtet. Shteti im është e gjithë bota.”
Stafi i RrGGK-së ishte pjesë e panelit: Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programit, foli për përpjekjet e RrGGK-së për monitorimin dhe avokimin e implementimit të RKSKB 1325; ndërsa Mimoza Paçuku, Kordinatore e Fondit të Grave të Kosovës, prezentoi në panelin e Aktivisteve të Reja në Udhëheqje. Gjithashtu, anëtaret e RrGGK nga organizatat Legjenda; Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut; dhe Aureola ndanë përvojat e tyre me të pranishmet.