Për vitin e pestë me radhë “MARShojmë, S’festojmë” për të drejtat e grave 

Sikurse vitet e kaluara, edhe këtë 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) bashkohet me marshin protestues “Marshojmë, s’festojmë”, i cili po mbahet për herën e pestë me radhë.  

Ditën e diel, në ora 12:00 mblidhemi në sheshin “Zahir Pajaziti” për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa seksizëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike. Duke marshuar, kundërshtojmë çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave. 

Me 8 mars, të bashkuara marshojmë, rezistojmë dhe e kundërshtojmë këtë sistem patriarkal i cili është shtypës dhe i padrejtë. 

rveç në kryeqytet këtë vit marsh i ngjashëm do të mbahet edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj.  

***** 

Më poshtë mund të lexoni mbi aktivitetet që kanë shënuar ndër vite 8 marsin në Kosovë: 

MARShojmë S’Festojmë: Edhe këtë vit gra dhe burra marrshuan për të drejta të njeriut 

MARShojmë S’Festojmë – Edhe këtë vit gratë dhe burrat marshuan për të drejta njerëzore 

Organizatat Anëtare të RrGK dhe LBGj shënojnë 8 marsin 

*****