Organizatat Anëtare të RrGK dhe LBGj shënojnë 8 marsin

 Përveç marshit tashmë tradiconal “MARShojmë S’festojmë”, me 8 mars, në Prishtinëdhe në disa komuna tjera të Kosovës, organizata anëtare të RrGK dhe anëtare të Lobit për Barazi Gjinore (LBGJ) organizuan një sërë aktivitetesh. Shoqata Bliri në këtë ditë, me mbështetje të Komunës së Drenasit, organizoi një panair ku më shumë se 40 gra patën mundësi t’i promovojnë dhe shesin produktet e tyre. Bliri, poashtu organizoni edhe një aktivitet tjetër për qyetarët e Drenasit për të dhuruar gjak në Qendrën e Mjekësisë Familare në Drenas.

      Ndërsa, në Dragash Lobi për Barazi Gjinore ka organizuar një takim ku morrën pjesë akterët kyç të kësaj komune, ku edhe u ngriten disa kërkesa nga ana e grave, duke përfshirë: rifunksionalizimin e Qëndrimit Ditor në Dragash, punësimin e një gjinekologu në Dragash, si dhe përfshirjen e grave në pozita vendimmarrëse.
     “Ne nuk do të ndalemi derisa këto kërkesa të plotësohen; nëse nuk marrim përgjigje deri në prill, atëherë do të fillojmë një peticion”, u shpreh Xhejrane Lokaj, anëtare e Lobit për Barazi Gjinore.
       Ndër të tjera, në Ferizaj, organizata “Hendifer” vendosi që t’i bashkohet marshit “MARShojmë S’festojmë” duke e organizuar një të tillë edhe në Ferizaj, ku marshi filloi nga Shtëpia e Kulturës deri tek Kuvendi Komunal.
     Kurse në Komunën e Vushtrrisë, organizata “Ato”, mbajti një tryezë të rrumbullakët për të adresuar çështjet e ndërlidhura me dhunën në familje.