Të martën (4 prill) zyrat e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) i vizitoi Thomas Van Vynckt dhe Alejandro Esteso Perez nga Friends of Europe.
Drejtorja e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit në RrGK, Nicole Farnsworth dhe Zyrtarja e Programit për Fuqizimin Ekonomik të Grave, Adelina Tërshani biseduan me mysafirët për strategjinë e re të RrGK-së, programet dhe punën e Rrjetit ndër vite.
RrGK vazhdimisht angazhohet për një shoqëri në të cilën gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.
Prandaj edhe misioni i RrGK-së është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.
Friends of Europe është një institut udhëheqës evropian që fokusohet në politikat dhe debatin publik mbi çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian (BE).