Programet

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në tërë Kosovën, pavarësisht bindjeve të tyre politike, fetare, moshës, nivelit të edukimit, orientimit seksual dhe aftësive.

RrGK e ka vizion një Kosovë në të cilën gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta për arsimim, punësim, pjesëmarrje politike, kujdes shëndetësor dhe një jetë pa dhunë.

Strategjia e RrGK-së përfshin gjashtë fusha programatike siç shpjegohen më poshtë. RrGK zbaton Strategjinë e saj në bashkëpunim të ngushtë me 140 organizatat e saj anëtare dhe partnerët.

Problemi

Kosova përballet me sfida mjedisore si ndotja, ndryshimet klimatike dhe planifikimi i dobët urban, që prekin burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme, megjithatë, politikat shpesh i anashkalojnë këto ndikime gjinore. Mungesa e të dhënave, analizave ndërsektoriale dhe konsultimeve gjithëpërfshirëse ka sjellë ligje dhe politika që nuk pasqyrojnë nevojat e ndryshme, duke penguar zbatimin dhe rezultatet e përgjegjshme gjinore.

Strategjia e RrGK-së

Përmirësimi i shkallës në të cilën gjinitë, duke përfshirë nevojat dhe interesat e ndryshme të grave dhe burrave të ndryshëm reflektohen në politikat mjedisore dhe planifikimin urban, të realizuar përmes:

  • Kryerjes së analizave gjinore dhe zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGJ) të lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, përmes Programit mbi Sundimin e Ligjit;
  • Ngritjes së avokimit të bazuar në dëshmi për ligje e politika të përmirësuara që integrojnë perspektivën gjinore në sektorët e mjedisit dhe klimës;
  • Promovimit të pjesëmarrjes domethënëse të grave dhe burrave të ndryshëm, veçanërisht të grave dhe vajzave, në diskutimet publike dhe vendimmarrjen për politikat mjedisore dhe klimatike.
  • Ndërtimit të kapaciteteve të anëtareve të RrGK-së për të ulur ndikimin mjedisor në materialet e tyre të marrëdhënieve me publikun dhe për të mbështetur avokimin e tyre për përmirësimin e kushteve mjedisore në Kosovë.

Aktivitetet kryesore

  • Vazhdimi i avokimit për ligje mjedisore, politika dhe buxhete të përgjegjshme gjinore, duke përfshirë bashkëpunimin me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vazhdimi i promovimit të analizave gjinore të transportit për të ndikuar politikat për ndryshimet klimatike.
  • Vazhdimi i mbështetjes së qëllimit të GAP III për rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave të ndryshme në vendimmarrjen mjedisore dhe klimatike.
  • Vazhdimi i zbatimit dhe forcimit të praktikave miqësore me mjedisin brenda RrGK-së, të tilla si kursimi i energjisë, riciklimi, printimi ekologjik, përdorimi i përbashkët i makinave dhe përdorimi i transportit publik;
  • Vazhdimi i mbështetjes së anëtarëve dhe partnerëve në avokimin mjedisor të përgjegjshëm në aspektin gjinor.
  • Vazhdimi i trajnimit të stafit dhe identifikimi i mënyrave të reja për për të integruar çështjet mjedisore dhe klimatike në operacionet e përditshme.

Arritjet tona

  • RrGK dhe anëtaret e saj, MWAHR dhe EkoKos Women, angazhuan gratë në dëgjimet komunale për mjedisin në Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë dhe Obiliq;
  • Në partneritet me RRMBGJ, RrGK lansoi një analizë gjinore për transportin për të mbështetur politika mjedisore dhe të përgjegjshme gjinore të bazuara në dëshmi.
  • RrGK mori pjesë në konsultimin e buxhetit të Prishtinës, duke avokuar për alokime për transport, ndriçim publik dhe menaxhim të mbeturinave;
  • MWAHR dhe EkoKos Women kryen hulumtime mbi BPGJ-në dhe ekonominë qarkore, duke prodhuar rekomandime politikash me RRMBGJ, ADA dhe Suedinë.
  • RrGK publikoi “Fuqizimi i Bujqësisë së Qëndrueshme: Perspektiva Gjinore brenda Ekonomisë Qarkore”, me rekomandime politike;
  • RrGK mbështeti dy nisma në vazhdim për financim të përgjegjshëm gjinor për klimën (në total €16,000), të zbatuara nga Demokracia Plus në Podujevë e Rahovec dhe nga MWAHR në Mitrovicën e Jugut.