Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë rreth 27 milion Euro ndihmë financiare në vitin 2013, duke i dhënë prioritet ndihmës për gratë fermere.

Programi për Zhvillim Rural Mbështetë Gratë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) planifikon të ofrojë asistencë financiare për gratë ndërmarrëse që punojnë në sektorë të ndryshëm bujqësorë. Programi për Zhvillim Rural i saj do të ofrojë asistencë sociale që kap shumën rreth 27 milion Euro në vitin 2013.
Përmes kësaj mbështetjeje financiare, MBPZHR synon të përmirësojë infrastrukturën e fermave, të rrisë produktivitetin, të përmirësojë kualitetin e produkteve bujqësore, të rrisë konkurrencën në mes të prodhuesve vendorë, të rrisë punësimin dhe të ardhurat në mes të fermerëve dhe popullatës rurale dhe të shtyjë më tutje përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore. Të gjithë fermerët kosovarë në sektorë bujqësorë të ndryshëm mund të përfitojnë nga ky program dhe gratë do të jenë prioritet për mbështjetje.

MBPZHR ka ndarë 12 milion Eruo për subvencione në grurë, misër, luledielli, dhi, lopë dhe buallica qumështore. 15 milion Euro të tjera janë ndarë për grante investimesh për prodhime të qumështit, mishit, vezëve, mjaltës, perimeve, pemëve, vreshtarisë dhe bimëve mjekësore,

Më 1 Mars, organizata anëtare e RrGGK-së, Shoqata Afariste “SHE-ERA” u takua me Departamentin e Bujqësisë në Gjakovë që të informojë zyrtarët për punën e grave ndërmarrëse. Përfaqësuesit e SHE-ERA prezantuan biznes planet e përgatitura nga gratë e Gjakovës dhe kërkesat e grave për bashkë financim. Iniciativat e grave kanë pranuar mbështetje nga projekti “Mbështetje për Gratë Ndërmarrëse në Bujqësi 2012-2015”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Danimarkës. Projekti po implementohet në katër regjione të Kosovës: Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

“Pasi që gratë e zonave rurale janë gjithmonë të fundit që marrin informata për skemat e granteve qeveritare, SHE-ERA kërkoi që zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë të takohen me gratë sipërmarrëse, si përfituese të projektit, që t’i informojnë ato për mundësitë për grante dhe subvencione që ofrohen nga Ministria,” tha një përfaqësuese e SHE-ERA.

Gjatë takimit të lartëpërmendur, gratë pranuan informata për subvencione dhe asistencë financiare që ofrohet nga MBPZHR për fermerët kosovarë dhe kriteret që gratë duhet të përmbushin për të aplikuar.

Pasi që raundi i parë i granteve të MBPZHR është mbyllur, anëtaret e RrGGK të interesuara për të aplikuar duhet të përcjellin mediat dhe uebfaqen e MBPZHR për Thirrje të Ardhshme për Aplikim. Gratë poashtu mund të vizitojnë Departmentet e Bujqësisë në komunat e tyre për informata të mëtutjeshme lidhur me kriteret e aplikimit. Stafi i SHE-ERA mund t’i ndihmojë gratë ndërmarrëse në bujqësi në përmbushjen e kritereve të aplikimit. Për ndihmë, ju lutem kontaktoni wsheera@gmail.com.

MBPZHR poashtu planifikon të mbështesë fermerët në mekanizmin bujqësorë. Ata poashtu kanë lajmëruar mbështetje për investime në zonat rurale më pak të zhvilluara, ujitje të tokave bujqësore, paisje për agropërpunim, deponim, marketing dhe projektet publiko-private të identifikuara nga Grupet Lokale të Veprimit.